PERIODIKE

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Dergo me email Dergo me email  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Humphries: Kim me ka tradhtuar qe para martese


E Marte, 26 Qershor 2012

Basketbollisti Kris Humphries eshte i bindur se ish-bashkeshortja Kim Kardashian ishte e pabese dhe e ka nisur lidhjen me Kanye West qe para dasmes. Sic raporton TMZ.com, keshtu i ka rrefyer Humphries ish te dashures se tij Myla Sinanaj pas marteses 72-ditore me Kim. Kris kishte dyshime ne lidhje me marredhenien e Kimit dhe Kanyet, qe kur reperi nuk u ftua as ne dasme. Madje ish-vjehrra e tij, Kris Jenner, i eshte referuar Westit si nje mik i ngushte i familjes dhe prandaj nuk e kuptonte pse ai nuk u ftua ne ceremoni. "Ne qofte se ai ishte nje mik kaq i afert me familjen, pse nuk ishte ne dasme? Dhe me sa duket lojtari i NBA-se e gjeti pergjigjen kur zbuloi se pas divorcit Kim filloi marredhenien me Kanye West", - shkruan ish e dashura e Kris ne rrjetet sociale.

Akoma me shume, gjithcka u vertetua Humphries kur degjoi kengen "Theraflu", ku reperi rrefen se ka rene ne dashuri me Kim. Kjo s'eshte hera e pare qe ylli i familjes Kardashian eshte perfshire ne nje skandal per pabesi. Ne nje interviste me Oprah Winfrey, Kim rrefeu se kishte kuptuar qe kishte rene ne dashuri me Kris, por se vetem pasi jetuan bashke, kuptoi se ai nuk ishte njeriu i jetes se saj.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika
Lexime Mujore
Me te komentuarat