Mila Kunis dhe Ashton Kutcher, ne nje darke romantike
E Marte, 26 Qershor 2012
Ata vazhdojne te thone se jane vetem shoke, por nje darke romantike mes Mila Kunis dhe Ashton Kutcher tregon se gjerat jane shume me ndryshe. Aktorja 28-vjecare u pa me nje fustan te zi te shkurter ne nje darke me aktorin Ashton Kutcher ne Santa Monica. Edhe javen e kaluar Kunis dhe Kutcher u pane bashke ne Hollivud disa here.
Heren e fundit qe eshte shprehur publikisht mbi kete romance te pazyrtarizuar, Kunis u shpreh se zera te tille jane "absurde" edhe pse makinat e tyre parkohen shpesh ne shtepite e njeri-tjetrit. Nje burim eshte shprehur para pak kohesh per revisten "People": "Ata te dy jane beqare dhe po ia kalojne mire. Nuk ka asgje serioze, jane thjesht dy miq qe po kenaqen."