 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
|
 |
OSBE: Jeni vend sovran, nuk japim urdhra, por veē kėshilla
E Shtune, 30 Qershor 2012
Ambasadori i Prezences se OSBE ne Shqiperi, Eugen Wollfarth, tha dje se nuk jane te huajt qe duhet te drejtojne nje vend te pavarur, jane qytetaret e ketij vendi qe e drejtojne kete vend. Deklarata erdhi tek "Forumi civil 2010", nje tryeze te posacme ku shoqeria civile beri apel qe klasa politike te kete me shume pergjegjesi dhe te mbylle ne kohe reformen, si nje nder kushtet per marrjen e statusit te vendit kandidat ne vjeshte. Ne kete forum angazhohen ish-presidentet Rexhep Mejdani dhe Alfred Moisiu. Gjate forumit, shoqeria civile ishte shume kritike me qendrimet e OSBE/ODIHR per reformen elektorale dhe vleresimet per proceset zgjedhore ne Shqiperi. "Forumi civil 2010", i cilesoi si te dyfishta dhe shpesh kontradiktore, rekomandimet e ODIHR. Ambasadori i Wolfarth, ne pergjigje te ketyre komenteve, reagoi duke pohuar se OSBE vetem asiston, por nuk drejton procesin, pasi Shqiperia si nje vend sovran nuk mund te fajesoje te huajt per problemet e saj. "Nuk jane te huajt ata qe drejtojne, por qytetaret e ketij vendi. ODIHR nuk imponon zgjidhje, por jep vetem keshilla dhe Parlamenti vendos", - tha z.Wollfarth ne komentim te asaj nese OSBE duhet te jete me shume e pranishme "gjate nje procesi qe duhet te jete sovran, ne nje vend sovran", sic theksoi kreu i OSBE. "Ne kontekstin e reformes se Kodit Zgjedhor ose te reformes zgjedhore, teknika e perdorur nga OSBE/ODIHR-i eshte te ofroje keshille ne baze te rezultateve te vezhgimit gjate zgjedhjeve dhe, me pas, ne baze te perfundimeve dhe rekomandimeve. Eshte nje keshille, rekomandim, apo nje sere rekomandimesh, ne baze te vezhgimeve dhe situates ligjore, qe tregon sesi eshte zbatuar ligji", - tha ambasadori i OSBE, duke vazhduar: "E rendesishme ne nje vend sovran eshte qe kjo te behet nga perfaqesuesit e tij, duke perfshire edhe diskutimet publike, te cilat jane te pershtatshme, te pavarura, ne kohen e duhur dhe te plota. Nuk jane te huajt qe duhet te drejtojne nje vend te pavarur, jane qytetaret e ketij vendi qe e drejtojne kete vend".
Wollfarth paralajmeroi se "askush nga ODIHR-i nuk do te vije ketu per te dhene udhezime apo per te imponuar zgjidhje. Kjo eshte thjesht nje oferte. Ai qe vendos eshte parlamenti. Ata jane te vetmit qe kane te drejten te formulojne ligje dhe t'i miratojne ato. Grupi i njerezve qe kane kete te drejte, ne kete faze, brenda parlamentit, jane anetaret e Komisionit te Posacem per Reformen Zgjedhore".
Wollfarth tha se ky proces shoqerohet nga OSBE/ODIHR-i, por ndryshimi vendimtar qendron ne faktin qe shoqerohet, nuk drejtohet nga OSBE/ODIHR-i. "Ky eshte nje ndryshim shume i rendesishem: duhet te jete gjithmone nje proces shqiptar, i drejtuar nga shqiptaret. Shqiperia eshte nje vend sovran qe duhet respektuar, por kjo sjell dhe pergjegjesi", - perfundoi kreu i Prezences se OSBE-se.
Shoqeria civile, apel partive te mbyllin reformen zgjedhore
Pas partive te vogla politike edhe shoqeria civile ben thirrje per perfundim ne kohe, brenda muajit korrik te reformes zgjedhore. Ne nje tryeze te posacme ne pranine edhe te Ambasadorit te OSBE-se, Eugen Uollfarth, shoqeria civile ben apel qe klasa politike te kete me shume pergjegjesi dhe te mbylle ne kohe reformen, qe eshte nje nder kushtet per marrjen e statusit te vendit kandidat ne vjeshte. Ishin pikerisht dy ish presidentet e vendit, Rexhep Meidani dhe Alfred Moisiu, qe kritikuan ashper anetaret e Komisionit te Posacem te Reformes Zgjedhore, se nuk kane vullnetin politik per te zgjidhur ne menyre te drejte kete ceshtje te rendesishme. "E kuptojme qe mazhoranca mund te jete komode ne kete ligj, por nuk mund te biem dakord ne asnje menyre ne te tjeret. Po nuk u rregullua ashtu sic duhet kjo gjendje, atehere me te drejte mund te shtrohet pyetja: A ia vlen te marresh pjese ne nje votim, ku rezultati eshte i paravendosur ne menyra nga me te peshtirat?", - u shpreh Moisiu. Sipas tij, eshte shume i rendesishem riformatimi i KQZ-se dhe eshte vene ne dukje, se ky institucion i rendesishem zgjedhor, duhet te jete teresisht i pavarur dhe jo i komanduar me telefon apo nga interesat partiake. "Edhe ky problem u ngrit nga ne qe perpara zgjedhjeve te vitit 2011. Per fat te keq u anashkalua, jo vetem nga perfaqesues te politikes shqiptare, por edhe nga ata te institucioneve dhe perfaqesive nderkombetare", - u shpreh Moisiu. Forcat politike nuk u kursyen as nga Rexhep Meidani, i cili shtoi se votimi elektronik ne qytete te medha mund te jete votim elektronik on-line, duke permendur si model sherbimin bankar. "Keto sherbime nuk kane asnje shqetesim nese ka korrent apo jo. Nuk mendoj qe ky numerim elektronik mund te sjelle turbullira te medha dhe nuk ndaj te njejtin mendim me nje strukture qe eshte pergjegjese per zgjedhjet ne nivel rajonal dhe boteror, sic eshte OSBE-ODIHR-i", - u shpreh Meidani. Mbi keto kritika, kreu i OSBE-se, Uollfarth tha se Komisioni i Posacem per Reformen Zgjedhore, duhet te permbushe sa me shpejt ceshtjet e lena pezull per ligjin e ri zgjedhor. "Nxis drejtuesit politike qe te arrijne sa me shpejt nje marreveshje per ceshtjet kryesore te mbetura pezull, administrimin e zgjedhjeve, ankesat pas zgjedhore, permiresimin e procedurave te identifikimit te zgjedhesve dhe procedurave te numerimit. Rekomandimet e OSBE-ODIHR-it duhen zbatuar plotesisht per te treguar vullnetin politik ende te deshiruar", - u shpreh diplomati. Sipas tij, duhet nje zgjidhje e qendrueshme per te gjitha ceshtjet e mbetura pezull.
Ku ka ngecur komisionii Reformes Zgjedhore
Partite e medha politike, duket se nuk po kapercejne dot ne Komisionin e Posacem te Reformes Zgjedhore ceshtje si perberja e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, procesin e ankimimit apo perdorimin e teknologjive ne zgjedhje. Javen e pare nga 3 javet shtese qe i dha me vendim Kuvendi komisionit per te perfunduar Reformen Zgjedhore, partite e cuan dem. Nderkohe qe kane kohe deri me 12 korrik te permbyllin reformen aq shume te debatuar dhe diskutuar. Prej kohesh, faktori nderkombetar po ben apel per realizim te shpejte te kesaj reforme, qe do te conte ne rritjen e pikeve te Shqiperise, ne rrugen per te marre statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Europian.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Berisha ne Diber: Rruga e Arbrit, gati ne dy vite
- Shqiperi-Turqi, projekte bashkepunimi ne fushen ushtarake
- Arvizu per seancen: Te plotesohet edhe KQZ
- Halimi: Gjyqesori smund te perdoret per kredite politike
- Traverbanku Klos-Bulqize, AlbChrome nis punimet
- Rama: Mandatin e pare zgjidhim ceshtjen e prones
- Deshton takimi i Rames, peshkataret akuza Dakos: Bllokove portin
- Tirane-Elbasan, Autostrada hapet ne mes te qershorit
- Berisha ne Kukes: Te henen Kuvend, te votojme 3 ligjet
- Nise udhetimin tend nga Shqiperia jote, AKT promovon Lezhen
- Nishani me medien: Opozita te plotesoje vendet ne KQZ
- Rama: Ulje taksash per biznesin e vogel dhe heqje e TVSH-se
- Replikat per rruget, PD: Rama u semur prej tyre
- Pollo, propozon venien e basteve, do i votoje apo jo Rama 3 ligjet te henen
- Berisha replike me Ramen per marredheniet me Kosoven
|
 |
 |
Lexime Mujore |
|
- Vrasja per pazaret e droges, pranga Rucit
- Kanibali tenton te shperfytyroje ish-gruan
- Dokle: Veliaj dhe G99 na thyen xhamat e PS, ne i hapem deren
- Kombetarja grumbullohet ne Zvicer, pret miqesore me Turqine
- Musaraj: Shqiperia ne NATO, jo me per mbrojtje, por per paqe e siguri
- Fullani: Ekonomia, me rritje afatgjate dhe te qendrueshme
- Hetimi ndaj Rames, raporti brenda 20 majit
- Berisha: Bllokimi i statusit, gabimi historik i Rames
- Bumci: Marreveshja e Ohrit, kyc per integrimin ne BE
- Rama: Me shkulni veshin nese gaboj
- Basha: Nuk perfshihemi ne konfliktet politike
- OSBE, kerkese opozites: Plotesoni vendet ne KQZ
|
 |
Me te komentuarat |
|
|
|
|