BSH: Vazhdon kreditimi, tregon siguri per bankat
Eglantina Nasi
E Shtune, 30 Qershor 2012
Derisa kreditimi i bankave ndaj biznesit apo individeve rezulton ne rritje, kjo tregon se ato shfaqin ende siguri dhe aftesi likuiditeti. Nje fakt te tille e pohojne ekspertet e Bankes se Shqiperise, lidhur me ecurine ne teresi te sistemit bankar gjate vitit te kaluar. Referuar mbikeqyrjes qe ata i kane bere atij, deklarojne shifren prej rreth 15% te shtimit te treguesit te kreditimit pergjate muajve te vitit 2011. Shifer kjo, e cila vleresohet pozitive, po t'u referohemi edhe efekteve negative qe ka induktuar kriza rajonale ne ekonomine vendase. Gjithmone sipas BSH-se, sektoret me te kredituar te ekonomise jane "Tregtia, riparimi i automjeteve dhe artikujve shtepiake", pasuar nga sektori i ndertimit dhe nga sektori i industrise perpunuese. Dhe fale shkalles se larte te kreditimit te tyre, mund te thuhet se jane pikerisht keta sektore, te cilet kane shenuar edhe rritjen me te larte gjate vitit te kaluar. Ndersa referuar ndarjes se kujt i eshte dhene ne shume kredi, biznesit apo individeve, shifrat e Bankes se Shqiperise, flasin per nivelin prej 70% per te parin dhe 26.3% per te dytet. Pa harruar as nivelin prej rreth 3.6% qe sektori bankar, i ka akorduar sistemit publik ne vend. Nga ana tjeter, nje problem qe ngrene ekspertet e Bankes se Shqiperise, eshte edhe ai i portofolit ekzistues te kredive te keqija, i cili ne fund te vitit 2011 arriti ne nivelin prej 18.9%. Por qe sipas tyre, nuk duket se paraqet shume problem, pasi bankat kane reaguar me rritjen e fondeve rezerve dhe se per nje pjese te madhe te ketyre bankave, ekziston kolaterali i nevojshem per kompensim ne rast ekzekutimi. "Situata e likuiditetit te bankave paraqitet e permiresuar, duke u shoqeruar edhe me nje rritje te nivelit te kapitalizimit te veprimtarise se tyre", - vleresojne ekspertet e BSH-se. Nga ana tjeter, ata pohojne se bankat shqiptare paraqesin nje rrezik me te ulet ekspozimi ndaj kursit te kembimit apo normes se interesit. "Nje veshtrim i pozicioneve te hapura valutore te sistemit bankar tregon nje pozicion total prej 3.88 miliarde lekesh, i cili perkthehet ne raportin prej 3.94% ndaj kapitalit rregullator. Krahasuar me kufirin maksimal rregullator prej 30%, kjo shifer tregon per nje nivel te ulet ekspozimi te sistemit bankar shqiptar ndaj rrezikut te kursit te kembimit", - pohojne ata. Duke sqaruar se kapitali i nevojshem per te mbuluar rreziqet e tregut ze vetem 2.2% te kapitalit rregullator, pra nje shifer mjaft e ulet e riskut. "Ne fund te vitit 2011, raporti i mjaftueshmerise se kapitalit te sistemit bankar rezulton ne rreth 15.6%, me lart se ai ne vitin 2010 dhe ndjeshem me i larte se niveli minimal rregullator prej 12%", - eshte nje pohim tjeter i eksperteve te Bankes se Shqiperise per gjendjen qe karakterizoi ne teresi sistemin tone bankar gjate vitit te kaluar.
Kredite, kur i merr ne Euro paguani me shume interes
Kush merr kredi ne monedhen europiane prane bankave shqiptare, i bie te paguaje me shume interes, krahasuar me kredite ne monedha te tjera. Kjo vihet re nga krahasimi i fundit statistikor qe ofron Banka e Shqiperise. Keshtu, sipas te dhenave te ofruara prej saj per muajin maj te ketij viti, norma mesatare e interesit per kredite ne monedhen shqiptare, lek, arrin ne 11%. Ku me e larta, eshte ajo e kredive me afat 1 deri ne 3 vjet, prej 14% dhe me e me e uleta, ajo e kredive me afat 3-5 vjet, vetem 10%. Sa u perket kredive ne monedhen amerikane, dollar, norma mesatare e saj vertitet tek 6-7%, sikunder ka edhe shifer me te ulet interesi, vetem 5% per kredite me afat shlyerje mbi 5 vjet. Ndersa sa u perket kredive ne monedhen evropiane, euro, norma mesatare e tyre eshte 7%, dhe nuk ka me te ulet se ajo. Sakaq, ajo arrin te jete me e larte, prej 8%, per kredite me afat 1-3 dhe 3-5 vjet.