 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
|
 |
Korrupsion me Maturen, pranga 4 mesueseve
E Diele, 01 Korrik 2012
Tirane - Perfundimi i provimit te Matures Shteterore u shoqerua edhe me incidente te pakendshme, kopjon e nxenesve, duke perdorur marifete te ndryshme, apo joshjen me ryshfete ndaj mesuesve. Pas ankesave dhe informacioneve te marra, ka qene policia e kryeqytetit qe mbremjen e djeshme finalizoi nje operacion antikorrupsion "Matura", me arrestimin e 4 mesueseve te gjimnazit te Kamzes, "Ibrahim Rrugova". Kjo pas permbylljes se fazes se trete te provimeve te Matures Shteterore, qe ishte provimi me zgjedhje, i cili u shoqerua me akuza per kopje nga ana e perfaqesuesve te Parlamentit Rinor.
Burime zyrtare te Policise se Tiranes thane se pas dy muaj hetimesh intensive me pergjime dhe ndjekje, kater mesuese te gjimnazit "Ibrahim Rugova" ne Kamez, kane rene ne pranga nen akuzen e "korrupsionit pasiv" dhe "shperdorimit te detyres" ne bashkepunim. Arrestimet jane kryer nga agjentet e Zyres Kunder Krimit Ekonomik ne Drejtorine e Policise, ndersa te ndaluarat jane mesueset Nevila Fiku, Arjana Metaliaj, Klodjana Kryemadhi dhe Fatbardha Mahmutaj. Sipas te dhenave te bluve te kryeqytetit, keto mesuese kerkonin 250-300 mije leke per te plotesuar tezen e provimit per nxenesit e matures, duke ua dhene te gatshme me pas. Burimet shpjeguan se ne kerkim jane edhe dy mesues te tjere, emrat e te cileve nuk u publikuan per shkaqe hetimore. Policia sqaroi se ka prova per disa prej rasteve kur tezat jane dorezuar te gatshme kundrejt pageses ne valute dhe po heton per te tjera denoncime apo informacione, pasi besohet se edhe ne shkolla te tjera ka pasur abuzime. "Nevila Fiku dhe Klodiana Kryemadhi u kapen ne flagrance ne Kamez me shumat e parave te perfituara nga kjo veprimtari e kundraligjshme", sqaroi policia.
Testi per secilin nga provimet me zgjedhje ishte hartuar me 20 pyetje, nga te cilat 10 pyetje ishin me pergjigje alternative dhe qe vleresohen me nga nje pike secila, dhe 10 pyetje te tjera me zhvillim, te cilat do te vleresohen ne total me 30 pike. Pas perfundimit te provimit me zgjedhje edhe Parlamenti Rinor ka denoncuar shkeljet qe jane bere gjate administrimit te provimit. Ata bene publike prova qe tregonin se gjate provimit eshte komunikuar me personat jashte ambienteve ku kryhej provimi, por edhe eshte perdorur interneti si nje alternative per zgjidhjen e pyetjeve ne tezen e provimit.
Te arrestuarat:
Klodiana Kryemadhi, 33 vjece
Fatbardha Mahmutaj, 49 vjece
Arjana Metaliaj, 32 vjece
Nevila Fiku, 47 vjece
Akuzat: "Korrupsion pasiv" "Shperdorim detyre"
Hetimet
Sipas te dhenave te bluve te kryeqytetit, keto mesuese kerkonin 200-250 euro per te plotesuar tezen e provimit per nxenesit e matures, duke ua dhene te gatshme me pas. Burimet shpjeguan se ne kerkim jane edhe dy mesues te tjere, emrat e te cileve nuk u publikuan per shkaqe hetimore.
MASH: "Mesueset nuk ishin pjese e administrimit te provimit"
Ministria e Arsimit dhe Shkences reagoi mbreme menjehere pas lajmit per arrestimin e mesueseve te shkolles se mesme Kamez per akuzen e korrupsionit me tezat e provimit te Matures Shteterore. "Ministria ben me dije se asnjera nga mesueset nuk ka qene pjese e administrimit te procesit te provimit te Matures Shteterore te zhvilluar diten e sotme (dje)", njoftoi dikasteri i arsimit. Kurse per rrethanat dhe ndalimin per korrupsion, ministria sqaroi se "veprimtaria e tyre eshte individuale dhe nuk lidhet me Maturen Shteterore per provimet e zhvilluara ne te gjithe vendin". Ne kete menyre perfshirja e mesueseve ne kete afere te dyshuar lidhet me aktivitetin e tyre jashte ambienteve te shkolles dhe pa mbeshtetjen e strukturave te brendshme te arsimit. "Ne baze te rregullores se Matures Shteterore, asnje mesues qe nuk ka qene caktuar zyrtarisht nga drejtoria perkatese si administrues ne proces, nuk duhej te gjendej prane qendrave te zhvillimit te provimit", shtoi dikasteri per procedurat qe ndiqen gjate provimit. Nga verifikimet qe ka bere MASH rezulton se mesueset nuk kane qene te caktuara ne ndonje shkolle per ndjekjen e provimit dhe ne kete menyre aktiviteti i tyre nuk ka pasur lidhje me drejtorine apo ministrine.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Sherr per leket, djali vret babane
- Blindohet kufiri shqiptaro-grek, ne gjueti te Klement Cales
- Noka, muxhahidineve: Jeta juaj ne Shqiperi do te jete e sigurt
- Terrorizon me arme per 2 ore familjen, arrestohet
- Vjedhja me qetesues, nje tjeter biznesmen i demtuar
- Tentoi te vriste ish-krushqit pas divorcit te motres, kapet
- Kerkohej si e humbur, gjendet e trafikuar
- E mitura arratiset nga banesa, e perdhunon burri i martuar
- E mitura tenton flijimin, shkak abuzimi seksual i babait prej vitesh
- “Do i vrisja te gjithe, para se t’i grabitja”
- Patentat, aplikimi tani vetem per 6 minuta
- Po i grabiste dyqanin, tregtari e plagos me arme
- Dajti akuza Gjykates per zvarritjen e procesit
- 23 kamera, informacion ne kohe reale per trafikun
- Grinden ne nje internet-kafe, vret 15-vjecarin me thike
|
 |
 |
Lexime Mujore |
|
- Vrasja per pazaret e droges, pranga Rucit
- “Kanibali” tenton te shperfytyroje ish-gruan
- Dokle: Veliaj dhe G99 na thyen xhamat e PS, ne i hapem deren
- Kombetarja grumbullohet ne Zvicer, pret miqesore me Turqine
- Fullani: Ekonomia, me rritje afatgjate dhe te qendrueshme
- Musaraj: Shqiperia ne NATO, jo me per mbrojtje, por per paqe e siguri
- Hetimi ndaj Rames, raporti brenda 20 majit
- Berisha: Bllokimi i statusit, gabimi historik i Rames
- Rama: Me shkulni veshin nese gaboj
- Bumci: Marreveshja e Ohrit, kyc per integrimin ne BE
- Basha: Nuk perfshihemi ne konfliktet politike
- OSBE, kerkese opozites: Plotesoni vendet ne KQZ
|
 |
Me te komentuarat |
|
|
|
|