PERIODIKE

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Dergo me email Dergo me email  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Spanja apo Italia? Sot kurorezohet fituesi i Euro 2012


E Diele, 01 Korrik 2012



Aristokratet e futbollit do te konkurrojne per kuroren e kontinentit europian, ne finalen e madhe te Kievit, ne Ukraine. Spanja kerkon te ruaje dominancen ne Europe kunder Italise se Prandelit, qe kercenon pozitat e saj ne finale te Euro 2012.

Spanja dhe Italia kane nxjerre 25 skuadra kampione ne Europe, ne rang klubesh, por kjo do te jete hera e pare qe dy skuadrat kombetare do te ndeshen ne finalen e nje Kampionati Europian te Futbollit. - "Fituesi duhet ta meritoje titullin kampion", - theksoi mesfushori Ces Fabregas. - "Mendoj se me Italine kemi qene dy ekipet me te qendrueshme te ketij kompeticioni. Italia ka fituar kater here Kupen e Botes, e fundit ne vitin 2006, ndersa Spanja ka shkuar per here te trete ne finalen e nje turneu te madh. Suksesi i skuadres se Del Boskes ka ardhur fale zoterimit te shkelqyer te topit dhe mbrojtjes solide, ndersa Italia fale lojes dinamike dhe sulmit potent, udhehequr nga Mario Baloteli, i cili shenoi nje dopiete ne gjysmefinale ndaj Gjermanise.

"Era Spanjolle" mund te vazhdoje ose do te marre fund, pas ndeshjes se dites se diel, me Italine. Nese Spanja fiton, do te mbetet skuadra per t'u ndalur edhe ne Brazil 2014. Ne te kundert, nese fiton Italia, Spanjes i duhet t'iu rikthehet sukseseve te meparshme. Pas fitores 2-1 me Gjermanine, morali i Italise eshte i larte dhe pretendimet jane po aq te medha se edhe Spanja qe vjen si kampione ne fuqi.

Spanja kontrollon mesfushen me ane te Ksabi Alonson dhe Ksavit, por ne anen tjeter Andrea Pirlo po perjeton nje moment fantastik me Italine. - "Ne duhet te neutralizojme mesfushen e tyre. Pirlos si lojtar e kontrollon gjithmone ndeshjen", - theksoi Fabregas.

Italia heren e fundit fitoi Kampionatin Europian ne 1968, kurse Spanja kerkon trofeun e trete ne Europian, pas suksesit te pare ne 1964 dhe dy suksesit te fundit, ne finalet e Euro 2008.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika
Lexime Mujore
Me te komentuarat