"DokuFest", rrefen historite dhe vlerat e tij ne Tirane
Izaura Ndoj
E Diele, 01 Korrik 2012
"DokuFest", festivali i Filmit Dokumentar dhe Shkurter, ka prezantuar ne Tirane programin e plote te tij, i cili do te mbahet nga data 7-15 korrik ne Prizren. Gjate nje konference per shtyp, Drejtori Artistik, Veton Nurkollari, zbuloi disa detaje te edicionit te 11-te dhe zbuloi filmat, te cilet para se te shohin driten e gjelber per festival, bene xhiron e pare ne "Tirana Express". "Ne edicionin e tij te 11- te, 'DokuFest' do te prezantoj me se 150 filma. Filmat do te shfaqen ne 6 programe garuese, si dhe mbi dhjete programe speciale. Festivali do te hapet me 7 korrik me shfaqjen e filmit fitues te shume shperblimeve 5 Broken Cameras nga Amad Burnet dhe Guy Davidi". Gjithashtu, gjate nente dite festival do te mbahen master klasa dhe konferenca, duke perfshire master klasen me regjisorin dhe kinematografin e njohur Michael Glawogger dhe regjisorin e kinematografin polak Woiciech Staron. Nderkohe, "Balkan Documentary Center" po kthehet per vitin e trete radhazi per te mbajtur seancen perfundimtare te tyre dhe seancen e prezantimit te filmave, dhe per te ndare shperblimin "Best Balkan Newcomer".
Fotografia, ne fokus te festivalit
Fotografi turk, Kamil Firat, do te hape "DokuPhoto" me ekspoziten e tij te fundit te titulluar "JR", qe paraqet pelikanet femije ne Turqi, ndersa fotografja gjermane Jutta Benzenberg do te mbaje nje fjalim te fokusuar ne eksperiencen e saj 20-vjecare e te punuarit ne Shqiperi. Nderkohe, kete vit Polonia eshte vendi ne fokus dhe me kete rast 11 filma do te shfaqen ne programin "Made in Poland" ndersa, filmat e jashtezakonshem dokumentar meksikan do t'i theksojme permes nje perzgjedhjeje speciale te perpiluar ne bashkepunim me festivalin "Ambulante" nga Mexico City. Pikat tjera te vecuara do te perfshijne shfaqjen e filmit epik 15 oresh nga Mark Cousin i quajtur "The Story of Film" dhe retrospektiva e shkurter nga regjisori francez Allain Resnais.
Te ftuarit qe do te ndezin festivalin
Disa nga mysafiret qe do te nderojne kete festival jane; producentja Samira Makhmalbaf, drejtoresha e festivalit Ambulante, Elena Fortes dhe producenti anglez Grant Gee, qe do te jete i pranishem per shfaqjen e dy filmave te tij Patience (After Sebald) dhe Radiohead: Meeting People is Easy. Gjithashtu, "DokuFest" sivjet do te kete edhe nje sere performancash te muzikes live ne "DokuNights", mes tyre: Eda Zari me gjithe bendin e saj nga Gjermania, grupi nga Bosnja Emir and the Frozen Camels, Bernays Propaganda, The Glasses, NR, Jericho etj.