PERIODIKE

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Dergo me email Dergo me email  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Tre maska grabisin me arme kazinone


E Diele, 01 Korrik 2012

Lezhe - Grabitet me maska dhe arme nje pike lojerash fati kazino, ne qender te qytetit te Lezhes. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 02:00 te mengjesit te djeshem, ndersa ne kazino kishte edhe disa kliente qe po luanin. Tre persona ende te paidentifikuar, kercenuan punonjesit dhe klientet, ndersa moren parate e grumbulluara gjate xhiros ditore, rreth 200 mije leke. Policia vendore shoqeroi pese persona te dyshuar, duke bere me dije se ka arritur te identifikoje nje prej tyre, por pa dhene emra dhe detaje per operacionin dhe hetimet. Kjo pike ishte grabitur edhe nje vit me pare nga persona te maskuar dhe te armatosur, ndersa ndodhet pak metra larg drejtorise se policise.

Deshmitaret i thane policise pas denoncimit te ngjarjes, se autoret ishin te tre te maskuar me kapuca ne zinj dhe me arme pistoleta. Njeri ka marre parate, nje pjese e te cilave ne valute euro, kurse dy te tjeret ruanin klientet dhe jashte per prezencen e patrullave te policise. Mesohet se armet nuk jane perdorur, por paniku ka qene i madh dhe pas grabitjes autoret mund te jene ndihmuar nga nje person i katert qe i priste me makine.

Pika e lojerave te fatit ndodhet vetem 100 metra larg Drejtorise se Policise se Lezhes. Burime nga grupi hetimor bene te ditur se kane arritur te identifikojne njerin prej grabitesve fal edhe deshmive te personave ne lokalin e lojerave te fatit dhe po punojne per kapjen e tij dhe te bashkepunetoreve. E njejta pike lojerash fati eshte grabitur nga persona te maskuar edhe nje vit me pare. Mendohet se autoret mund te jene te njejte, kliente te pikes qe luajne dhe humbasin shuma te konsiderueshme parash. Po per momentin nuk jepen emra te dyshuarish dhe jane kryer shoqerimet e disa kontingjenteve te krimeve ne fushen e vjedhjes apo grabitjeve. Burime te policise thane se mbajne ne ambientet e paraburgimit tre te shoqeruar, ku dyshohet se nje prej tyre eshte perfshire ne krimin e grabitjes dhe po merret ne pyetje.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika
Lexime Mujore
Me te komentuarat