PERIODIKE

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Dergo me email Dergo me email  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Bankat, me shume asete dhe depozita

Eglantina Nasi
E Diele, 01 Korrik 2012



Bankat shqiptare kete vit paraqiten me nje potencialitet me te larte nga ana monetare, krahasuar me vitin e kaluar. Nje fakt te tille e tregojne te dhenat progresive te fundit te publikuara nga Banka e Shqiperise. Ato flasin konkretisht per nje shtim te aseteve te tyre (mjeteve monetare ne dispozicion), deri ne 1.184.691.2 milione leke ne fund te muajit prill te ketij viti. Shifer kjo, e cila ka qene 1.178.603.5 milione leke te tilla gjate muajit mars dhe 1.156.110.9 milione ne muajin shkurt. Nga krahasimi i tyre, vihet re qarte rritja potenciale e aseteve ne dispozicion te sistemit tone bankar, rritje kjo qe vazhdon nga muaji ne muaj. Nga ana tjeter, kete dukuri e faktojne edhe te dhenat e referuara nga Banka e Shqiperise per arken ne leke dhe ate ne valit te huaj, ne dispozicion te sistemit shqiptar bankar. Konkretisht, arka ne leke ne fund te muajit prill 2012 rezulton te jete 8.597.4 milione leke, ndersa ajo ne valute, rezulton ne 11.587.9 milione leke. Sikunder, per rritjen e forces monetare te bankave te nivelit te dyte qe operojne ne Shqiperi, flasin edhe shifrat e depozitave te kursimeve te shqiptareve prane tyre. Perkatesisht, depozitat vleresohen ne nivelin prej 1.94.821.2 milione leke ne muajin prill, nga 1.87.997.6 milione leke qe kane figuruar gjate muajit mars dhe 1.83.660.2 te tilla ne shkurt apo 1.74.055.8 gjate muajit janar. Shifra edhe keto qe tregojne nje rritje progresive te fuqise monetare qe po i shtohet sistemit tone bankar, nga niveli i shtuar i kursimeve te shqiptareve prane tyre. Gje e cila vlen te thuhet edhe per depozitat ne valute te huaj, te cilat mesohet se kane qene ne nivelin prej 464.600.3 milione lekesh ne muajin prill nga 459.991.8 milione leke ne muajin mars. Nderkaq, rritjen e nivelit te aseteve monetare dhe te depozitave ne sistemin tone bankar e ka pohuar edhe vete guvernatori i Bankes se Shqiperise gjate deklaratave te tij te fundit publike, ne te cilat ai ka vleresuar ecurine ne rritje te treguesve te ketij sistemi. Nje trend rrites ky, mbi te cilin ne fakt eshte bazuar edhe aftesia likuiduese e ketij sistemi, ne te njejten kohe edhe qendrueshmeria e tij financiare, edhe pse nen efektet e krizes rajonale financiare.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika
Lexime Mujore
Me te komentuarat