PERIODIKE

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Dergo me email Dergo me email  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Kur vapa perveluese boshatis Tiranen

Sonila Isaku
E Diele, 01 Korrik 2012

Dita e fundit e qershorit, e cila ka perkuar me fundjave, duket se ka qene me e mira per te gjithe kryeqytetasit, qe ne pjesen me te madhe iu jane drejtuar plazheve, ndersa per ata qe kane planifikuar pushimet me 1 korrik per te fituar nje dite me shume ne det, apo per te bere pergatitjet e fundit. Ndersa mengjesi i djeshem ishte pak i zhurmshem per vete faktin se ne te gjithe vendin kryheshin provimet me zgjedhje te Matures Shteterore dhe dukej se rinia bente te veten me zhurmen e perfundimit te provimeve. Por, kjo zhurme zgjati vetem pak dhe me pas, vapa perveluese boshatisi Tiranen duke bere qe vetem rruget dalese te saj te ishin te tejmbushura me trafik. Hyrja per te autostraden Tirane-Durres te tregon me se miri se pas je duke lene nje Tirane "te shkrete" dhe se shumica e kryeqytetasve jane drejtuar per ne zonat bregdetare. Me temperaturat e larta, te cilat gjate dites se djeshme kane shenuar mbi 35 grade celsius, pjesa me e madhe e kryeqytetasve kane preferuar kete fundjave t'i drejtohen bregdetit. E ndersa ky i fundit eshte mbushur plot, Tirana ne oret e drekes eshte dhe me e shkrete. Ne te syte te zene vetem disa makina, te cilat vozisin lart e poshte nxitimthi, pasi temperaturat perveluese nuk mund te perballohen dhe per kete fakt, gjithsecili deshiron qe te perfundoje kete udhetim te drekes. Nderkohe qe kembesoret zgjedhin rruget ku ka me shume hije, nderkohe qe ne cdo rruge ata mund t'i numerosh me gishtat e duarve se sa jane. Duket se kryeqyteti, i cili ka marre nje tjeter pamje, duke qene pothuajse e zbrazet, larg trafikut te renduar gjate diteve normale te javes. Edhe ata qytetare qe kane qendruar kane preferuar te kalojne oret e nxehta te paradites ne ambiente te gjelbra. Nga ana tjeter, jo e gjithe fundjava do te jete si kjo e shtune qe sapo lame pas, sepse me nisjen e sezonit turistik ne cdo 15 dite apo edhe me shume, qytetet bregdetare do te kene mbipopullimin ku palet e pushuesve do te "pershendeten" kush e ka perfunduar plazhin e kush e nis ate. Kjo situate nuk eshte e njohur per kryeqytetin, i cili vetem gjate shtatorit mundohet te rigjallerohet, kur te gjithe jane te relaksuar nga lodhja e vitit dhe pushimet ne vendet me te bukura. Nderkohe, zgjedhjet e shqiptareve kete vit vazhdojne te jene pikat turistike te jugut, te cilat edhe dominojne me shume, por edhe pushimet jashte vendit. Turqia mbetet serish nga me te preferuarat, por nuk mbetet pas edhe Greqia, Egjipti dhe se fundmi edhe Spanja. Kjo tregon se nje pjese e mire e kryeqytetasve dhe shqiptareve preferojne qe per pak dite te jene larg zhurmes se Tiranes.

Korriku rikthen temperaturat perveluese

Java e pare e muajit korrik do te jete vertet perveluese, pasi temperaturat do t'i kalojne 40 grade celsius. Sipas meteorologeve, situata nuk eshte aq e kendshme sa duket, duke perjashtuar pushimet ne bregdet. Per te moshuarit e kryesisht per femijet, moti kaq i nxehte do te jape pasoja te menjehershme. E ne fakt nje gje e tille ka ndodhur.

Ne Italine fqinje, dy femije te moshave 2 dhe 6 vjec kane gjetur vdekjen, ndersa ne plazhet e Toskanes, 2 te moshuar jane gjetur te pajete. Per institutet e meteorologjise, kjo situate i perket fazes se trete apo me mire e njohur si faza e kuqe. Temperaturat maksimale pritet te arrijne deri ne 44 grade ne dhjetediteshin e pare te korrikut. Ne krahasim me te njejten periudhe te nje viti me pare, temperaturat jane 7 grade me te larta, pasi vera kete vit erdhi me vonese, por me e nxehte. Moti pritet t'i rikthehet normalitetit, me temperatura qe do te arrijne ne 35-37 grade, vetem gjate mesit te korrikut, ku i gjithe kontinenti europian do te perfshihet nga nje ere atlantike, qe do te sjelle mot te fresket e shi te lehte. Edhe per Shqiperine, moti gjate muajit korrik parashikohet i nxehte dhe i thate, sikurse muaji qershor. Rekomandimet e mjekeve jane te njejtat, mos rrini ne diell kryesisht ne oret e pikut te diellit, konsumoni fruta e perime e mbi te gjitha lengje.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika
Lexime Mujore
Me te komentuarat