PERIODIKE

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Dergo me email Dergo me email  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Reforma zgjedhore, Pernaska: PS te tregohet serioze

Eva Gjura
E Diele, 01 Korrik 2012

Deputetja e Partise Demokratike, Lajla Pernaska, ne nje interviste per "Koha Jone", komenton zhvillimet politike me te fundit ne vend. Duke u ndalur tek pretendimi i opozites se mos zgjedhja e presidenti te ri dhe me votat e opozites do te sjelle bllokimin e statusit, deputetja Pernaska deklaron se procesi i zgjedhjes se presidentit ka qene teresisht konsensual dhe ne respekt te plote me Kushtetuten. Ajo kujton per te gjithe se nga ana e mazhorances jane bere te gjitha perpjekjet per te zgjedhur kreun e shtetit ne menyre konsensuale, por ka qene opozita, ajo qe nuk e pranoi ne asnje moment konsensusin. Pavaresisht mungeses se konsensusit nga ana e opozites per zgjedhjen e kreut te ri te shtetit, kjo, sipas deputetes se PD-se, nuk e pengon procesin e marrjes se statusit te vendit kandidat nga Shqiperia. Deputetja Pernaska, eshte ndalur edhe tek reforma zgjedhore, sipas saj komisioni i reformes po punon intensivisht dhe se PD-ja vazhdon te mbetet e angazhuar teresisht per te konkluduar me sukses kete proces. Ndersa qendrimin e PS-se per mosmiratimin e Kodit Zgjedhor, Pernaska e quan mungese serioziteti. Per debatin qe po behet per heqjen e imunitetit, deputetja e PD-se kujton se mazhoranca vazhdon t'i qendroje idese per heqjen e imunitet dhe nismes qe ka firmosur qe ne vitin 2006.

- Pas zgjedhjes se presidentit me votat e mazhorances, kryetari i opozites ka rikthyer dhe njehere deklaratat se mungesa e konsensusit per zgjedhjen e presidentit eshte minimumi i rruges se statusit drejt BE. Ishte zgjedhja e presidentit konsensual nje nga kushtet dhe a rrezikon Shqiperia mosmarrjen e statusit ?

Procesi i sapombyllur per zgjedhjen e Presidentit te Republikes, vertetoi me se pari nje proces teresisht institucional dhe kushtetues dhe kjo eshte padyshim nje arritje. Partia Demokratike i beri te gjitha perpjekjet ne dobi te nje konsensusi te gjere, jo vetem brenda forcave te mazhorances, por edhe me ato te opozites. Keto perpjekje nuk gjeten dot ne asnje rast dakordtesine e Partise Socialiste per te certifikuar kete proces teresisht si konsensual. Tashme, na mbetet thjesht t'i urojme pune te mbare Presidentit te ri, Nishani, dhe besoj se te njejten gje do te beje edhe opozita shqiptare.

- Po diskutohet Reforma Zgjedhore, partite e vogla kane shtuar presionin ndaj PD dhe PS, nderkohe qe PS eshte shprehur pro ndryshimit te Kodit dhe i ka kerkuar PD qe te deklarohet, nese eshte per ndryshimin e Kodit, apo jo. Mendoni se ka kohe per ndryshimin e Kodit dhe a ka nevoje per t'u ndryshuar ai?

Ne komisionin e Reformes Zgjedhore po punohet intensivisht nga ekspertet e forcave politike pjesemarrese. Teknikalitetet kane rendesine e tyre, por sigurisht Partia Demokratike mbetet ne parim e angazhuar teresisht per te konkluduar me sukses kete proces te rendesishem ne kete stad te zhvillimeve ne vend. Po aq i dobishem eshte edhe certifikimi i ndryshimeve nga ekspertet e OSBE/ ODHIR-it, qe asistojne nga afer punen e komisionit. Uroj qe dhe Partia Socialiste te tregoje te njejtin seriozitet ne permbushjen e ketij objektivi per Kodin Zgjedhor.

- Opozita ka akuzuar mazhorancen se po mban peng reformen parlamentare, nderkohe qe mesohet se mazhoranca eshte shprehur e gatshme qe ajo te inplementohet ne perputhje me reformen parlamentare Europiane. Mendoni se realizimi i kesaj reforme eshte nje ceshtje kaq e domosdoshme sa per te krijuar ngerce politike?

Cdo proces qe kerkon konsensus mund te krijoje ngerc, pasi per te realizuar ate duhet dakordesia e te dyja paleve. Padyshim qe nga ana jone si mazhorance, ne i referohemi modeleve me te mira te vendeve europiane me nje parlamentarizem te konsoliduar.

- Po diskutohet pa fund heqja e imunitetit, mazhoranca ka shprehur gatishmerine e saj per te hequr, nderkohe qe opozita kerkon zhvleftesimin e tij, por nuk pranon te behet pale e diskutimeve konkrete. Mendoni se ky debat nga ana e opozites behet vetem per konsum politik?

Eshte nje pike mjaft kritike, per te cilen u diskutua edhe ne takimet gjate kesaj jave me autoritetet me te larta te Keshillit te Europes. Nga ana e Partise Demokratike ka nje qendrim te pandryshuar per heqjen e imunitetit. Madje, ne kemi marre nje iniciative parlamentare qe ne vitin 2006 per heqjen e imunitetit, firmetare e se ciles kam qene edhe une personalisht, por ende sot e kesaj dite eshte Partia Socialiste qe nuk eshte bere pjesemarrese per te finalizuar kete proces. Besoj se jemi ne nje pike ku kushdo ndan lehtazi fjalet nga veprat dhe opozita po mbetet ende ne qerfullin e fjaleve.

- Dalengadale po hyjme ne nje vit elektoral, a eshte e gatshme PD te beje aleance edhe me partine me te re FRD, nje fraksion i krijuar me ish-funksionare te PD-se?

Ajo qe gjykoj eshte se Partia Demokratike eshte nje force e hapur pjese e mendesise dhe praktikave te nje modeli mjaft te arrire politik, sic eshte familja politike e Partive Popullore Europiane. Ne kemi vertetuar tashme se jemi per nje bashkepunim me cdo force politike qe i sherben progresit dhe integrimit europian te vendit.

- Pas zgjedhjes se Nishanit ne postin e Presidentit, jane bere disa ndryshime ne qeveri. Cili eshte vleresimi juaj, kur dihet se ka pasur disa zera jo shume mikprites ndaj tyre?

Ne sistemin tone politiko-institucional autoritetin e formatimit qeverises e ka Kryeministri i vendit, dhe eshte e drejte e tij te beje zgjedhjet qe gjykon te dobishme per ecurine e punes se kabinetit qe drejton. Sigurisht cdo parlamentar mund te inspiroje per te kontribuar edhe ne ekipin qeverises, bazuar ne eksperiencen dhe kapacitetet qe perfaqeson. Besoj se u duhet lene pak kohe qeveritareve te sapozgjedhur per te gjykuar nese keto ndryshime kane qene ato te duhura.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika
Lexime Mujore
Me te komentuarat