PERIODIKE

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Dergo me email Dergo me email  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Rama rrezon Rucin: Nuk e votojme reformen zgjedhore


E Diele, 01 Korrik 2012

Ndersa numri dy socialist, Gramoz Ruci u premtoi kete fundjave 184 eurodeputeteve se Partia Socialiste do te beje gjithcka qe te mundesohet statusi i vendit kandidat per anetar i BE, Edi Rama ka bere te kunderten. Ne nje koment te tij dje qe e gjeni me poshte te plote, ka paralajmeruar se reforma zgjedhore nuk do te votohet nese nuk pranohet nje kusht i partise qe kryeson. "Sigurisht qe opozita nuk mund te votoje nje reforme zgjedhore qe nuk ndryshon KQZ-ne dhe nuk garanton transparencen e zgjedhjeve", thote z.Rama ne komentin e tij, duke shtuar: "E kam te qarte se ashtu si perseri e perseri, edhe ne kete rast shumekush do te kuturiset te thote, ja prape opozita nuk do ia dale te imponohet qofte edhe per nje gje kaq qartesisht te drejte".



Pale me plehrat

Nga Edi Rama

Arben Ristani nuk zhgenjeu, qendroi ne lartesine e reputacionit te tij. Edhe KQZ-ja po ashtu. Mes dhjetera mijera qytetareve te angazhuar per te sfiduar me referendum plehrat e importit dhe plehrave te ardhura nga qe do t'u shtohen plehrave te kudondodhura neper Shqiperi, Arben Ristani zgjodhi plehrat. Vendimi i KQZ-se ishte ne vazhden e tradites se shemtuar te institucionit te marre peng per hesapet e pushtetit.

Qeveria mund te vazhdoje me importin e plehrave e patrazuar nga shprehja e vullnetit qytetar qe u asgjesua me vendimin hileqar te KQZ-se, qe e ben praktikisht te pamundur mbajtjen e referendumit perpara zgjedhjeve te ardhshme. Dhe zgjedhjet e ardhshme do te jene vetiu edhe vete referendumi, ku vota kunder ketij pushteti te vjedhur per te vjedhur e ndotur Shqiperine do te jete njekohesisht edhe vote per te zhbere ligjin famekeq te importit te plehrave. Duke votuar per frontin e sotem opozitar qytetaret do te votojne edhe per nje Shqiperi te pastruar nga plehrat ku do te ndalohet me ligj cdo forme importi e tyre.

Por njehsimi i KQZ-se me interesat ogurzeza qe fshihen pas importit te plehrave, rishtron edhe njehere me force nevojen e clirimit te ketij institucioni nga fuqia qe deformon vullnetin e qytetareve. Kjo KQZ e ka humbur plotesisht legjitimitetin e saj qysh pas majit famekeq te Tiranes kur u kthye ne thertoren te zgjedhjeve per te cuar deri ne fund projektin qeveritar te pushtimit te bashkise se kryeqytetit. I qarte si drita e diellit eshte qendrimi dhe rekomandimi perkates i misionit te ODHIR-it ne raportin e vet te paszgjedhjeve te Tiranes lidhur me politizimin e skajshem te KQZ-se e me domosdoshmerine e ndryshimit te saj, per te garantuar zgjedhje te lira e te ndershme. Por po kaq i qarte eshte edhe vullneti i mbrapshte i kryeministrit per te mos i hapur rruge ndryshimit te KQZ-se dhe per ta mbajtur aty ne krye kasapin e zgjedhjeve, Arben Ristanin.

Kaq shume i duhet KQZ-ja keshtu sic eshte kryeministrit, sa qe ne vend se t'i cele rrugen nje kompromisi te ndershem konstruktiv per Reformen Zgjedhore, eshte i gatshem te sakrifikoje deri ne fund kete prioritet kyc per afrimin e Shqiperise me Familjen Europiane, vetem e vetem per te mos e mbyllur thertoren elektorale ne prag te zgjedhjeve te ardhshme. Ashtu sikunder s'ka ndermend ta lejoje transparencen e materialeve zgjedhore as per zgjedhjet e ardhshme, vetem e vetem per te mbajtur hapur rrugen e falsifikimit te identiteteve te votuesve dhe mbushjen e kutive me votat e korrupsionit elektoral. Sigurisht qe opozita nuk mund te votoje nje Reforme Zgjedhore qe nuk ndryshon KQZ-ne dhe nuk garanton transparencen e zgjedhjeve.

E kam te qarte se ashtu si perseri e perseri, edhe ne kete rast shumekush do te kuturiset te thote, ja prape opozita nuk do ia dale te imponohet qofte edhe per nje gje kaq qartesisht te drejte. Prape Saliu do beje ate qe do se ai nuk pyet e prape opozita do terhiqet perpara vullnetit te tij te mbrapshte, se ai eshte i forte, eshte politikan i zoti, eshte burre i pathyeshem dhe me radhe bla-bla-bla... E keshtu do vazhdoje avazi i fajesimit te opozites, duke harruar se kush ka te drejte e kush jo dhe me e rendesishmja, duke harruar se kjo nuk eshte nje ndeshje futbolli ku luajne me top dy skuadra po nje perballje vizionesh, idesh e qasjesh politike ku luhet fati i demokracise, i drejtimit te vendit, i te nesermes se njerezve te zakonshem te ketij vendi.

Si askund ne Familjen Europiane e ne boten e lire demokratike, ketu tek ne merret rendom e mireqene se sa here pushteti "fiton" ne kurriz te interesit kombetar e ne dem te se mires publike, fajin e ka opozita. Mbi kete lajthitje qe s'ka te beje me ligjesite e demokracise, shumekush ngre gishtin e akuzes mbi opoziten kur pushteti vjedh votat e saj, vret njerezit e saj, grabit pasurite e perbashketa apo vepron ne kundershtim me interesin e qytetareve permes tiranise se kartonit. Mbi kete lajthitje e ka ngritur edhe Saliu strategjine e perbaltjes se opozites nga te kater anet, ne pamundesine per t'u treguar shqiptareve duart e pastra te pushtetit te zhytur ne llumin e pergjakur te korrupsionit e te krimit te organizuar me te cilin eshte i lidhur pazgjidhshmerisht, sic e thote shkoqur edhe raporti i Departamentit te Shtetit. Mbi kete lajthitje ushtrohet perdite presioni i botes se shitur mediatike per te shpelare trute e njerezve duke thene ore e cast se ne rastin me te mire, te gjithe jane njesoj, plehra keta e plehra ata. Qe njerezit te mpihen perpara padrejtesive, te mos shohin me drite shprese, te mos gjejne me arsye per te adresuar revolten e tyre me vote kunder pushtetit. Sepse asgje s'do ndryshoje perderisa te tere jane njesoj dhe prandaj me mire rrime e mallkojme te gjithe ne qoshen tone, pa dale te marrim ane se nga te kater anet eshte e njejta gje.

"Qeveria eshte gjithnje problemi", thoshte Presidenti Regan dhe nuk e thoshte vetem kur ishte ne opozite, po edhe kur u be president e ishte ne krye te qeverise. Kjo eshte nje e vertete e thjeshte, sic eshte e thjeshte e verteta se fajet e qeverise nuk mund te jene kurre faje te opozites. Por eshte po kaq e vertete se s'mund te jene kurre njesoj ata qe vjedhin dhe ata qe vidhen, ata qe vrasin dhe ata qe vriten, ata qe kane ne dore shtetin e bere njesh me pushtetin dhe ata qe kane vetem fjalen e zerin e arsyes. Si mund te jene njesoj edhe ata qe behen pale me plehrat edhe ata ngrene zerin kunder importit te plehrave? Edhe ata qe Llotarine Kombetare e kthejne ne bixhoz familjar per te perfituar parate e popullit edhe ata qe mbrojne bindjen se parate e Llotarise Kombetare duhet t'i kthehen popullit si investime per rinine e sportin? Edhe ata qe kane pushtetin e me pushtetin i punojne qindin vendit te tyre edhe ata qe kane vetem detyren te mbrojne interesin e publikut duke folur nga rreshtat e opozites?

Opozita eshte alternative qeverisese, nuk eshte shkop magjik qe ndryshon realitetin e gjerave qe shkojne keq e mos me keq per shkak te qeverise. Ne mirepresim cdo gjykim per programin tone qeverises, padyshim edhe cdo kritike per cfare duhet te bejme me mire ne rrugen tone te opozitarizmit. Por te fajesosh sot opoziten per shkak te njeqind e nje fajeve te atyre qe behen pale me plehrat kunder interesit qytetar, do te thote te behesh padashje pale me ta. Kunder vetvetes. Ja pse sot nuk eshte koha per te bere qimen tra ne syrin e opozites, por per te hequr sysh traun qe pushteti i plehrave ka vendosur mes Shqiperise dhe te ardhmes se saj.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika
Lexime Mujore
Me te komentuarat