 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
|
 |
Ruci u premton eurodeputeteve angazhimt e PS per statusin
Rozeta Rapushi
E Diele, 01 Korrik 2012
Partia Socialiste premton ne Bukuresht para grupit socialist dhe demokrat te Parlamentit Europian se do te beje gjithcka ne menyre qe Shqiperia te marre statusin e vendit kandidat ne vjeshte. Kryetari i grupit parlamentar Socialist, Gramoz Ruci, u shpreh dje pas perfundimit te mbledhjes se grupit socialist e demokrat ne PE, se nenvizoi pikerisht kete pike para eurodeputeteve. "Ne menyre te vecante nga ana jone u nenvizua qe opozita shqiptare, Partia Socialiste, do te beje gjithcka qe ne vjeshten e ketij viti Shqiperia te marre statusin e vendit kandidat te refuzuar tashme prej dy here radhazi dhe, nga ana tjeter, me bashkebiseduesit e mi dhe jo vetem ata, por edhe me grupin parlamentar, gjeta nje predispozicion dhe nje mbeshtetje te kesaj perspektive europiane te vendit tone", - tha Ruci. Ai informoi se gjate panelit qe iu kushtua problematikes politike te Ballkanit Perendimor, por edhe ne takimet e vecanta te zhvilluara me Presidentin e grupit parlamentar socialist dhe demokrat te PE, Svoboda, me zv.presidentin e ketij grupi, Rucek, me europarlamentaret Tanja Fajon dhe Viktor Boshtinaru e deri tek kryeministri i vendit mikprites te grupit parlamentar socialist dhe demokrat ne Parlamentin Europian te Rumanise u shkembyen mendime lidhur me situaten politike ne Shqiperi, perspektiven europiane dhe problematiken qe ka vendi yne. "Jam ketu me ftese te grupit socialist dhe demokrat te Parlamentit Europian. Ishin te ftuar te gjithe kryetaret e grupeve te Ballkanit perendimor, ku nje panel i vecante iu kushtua perspektives europiane te Ballkanit perendimor ne Bashkimin Europian si ne prezantimin e situates politike ne Shqiperi", - tha Ruci. Gjate kesaj vizite, ku shoqerohej nga deputeti socialist Taulant Balla, Ruci zhvilloi takime me drejtues te larte te Parlamentit Europian. Gjithashtu, delegacioni i Partise Socialiste pati nje takim edhe me kryeministrin rumun Viktor Ponta. Nderkohe qe gjate mbledhjes, Ruci mori fjalen dhe iu drejtua mbledhjes se grupit socialist dhe demokrat duke bere nje prezantim te zhvillimeve politike ne Shqiperi, te ecurise se procesit te integrimit europian duke shprehur qarte angazhimin e plote dhe te gjithanshem te Partise Socialiste ne funksion te permbushjes se kritereve per marrjen e statusit te vendit kandidat. Ai i kerkoi 184 eurodeputeteve te majte ne Parlamentin Europian te mbeshtesin integrimin e Shqiperise ne BE dhe ne menyre te vecante marrjen e statusit te vendit kandidat ne vjeshten e ketij viti. Ne pergjigje te kesaj kerkese, si Presidenti Svoboda ashtu edhe zv.presidenti Rucek garantuan qendrimin pro zgjerimit te se majtes europiane dhe se BE nuk mund te jete e plote pa Ballkanin perendimor dhe Shqiperine ne menyre te vecante. Gjate ketyre takimeve u ra dakord per intensifikimin e marredhenieve nderparlamentare ndermjet grupeve respektive ne Parlamentin Europian dhe ne Parlamentin shqiptar.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Sondazhi i ADI: PD 45.6%, PS, 40.9%
- Berisha: Rroga mesatare 700$, minatoret 50 vjec ne pension
- SHBA: Zgjedhjet, te veprohet sipas kushtetutes
- Majko: Tirana eshte nje burse e madhe politike
- BERZH: Ekonomia shqiptare ne rritje, pavaresisht krizes globale
- Socialistet lezhjane i dhurojne bilete falas Edi Rames, Tirane-Paris vetem vajtje
- Basha: Shqiperia do te refuzojne modelin e Rames, sic e refuzoi Tirana
- Rumsfeld: Berisha, aset i ēmuar
- Rama: Mė 23 qershor votojmė qė uji tė shkojė nė ēdo shtėpi
- Berisha premton mbulim 100% tė shpenzimeve shėndetėsore pėr pensionistėt
- Rohrabaher: Fotoja Rama-Obama, janė shkelur ligjet elektorale
- Bamir Topi gėnjen nė Opinion pėr votėn qė i dha Ramės
- Sondazhi pėr Tiranėn, 17 me 15 pėr mazhorancėn
- Meta: Do fitojmė sepse do sjellim qeverisje gjithėpėrfshirėse
- Aleati i Ramės: PS, po na kėrcėnon kandidatėt
|
 |
Lexime Mujore |
|
|
|
 |
Me te komentuarat |
|
|
|
|