Fyle: PD-PS te realizojne paktin e nentorit
E Diele, 01 Korrik 2012
Nderkombetaret kembengulin per kompromis mes pozites dhe opozites per venien ne jete te marreveshjes se nentorit te vitit te kaluar. Ne nje interviste ekskluzive per dokumentarin e realizuar nga gazetarja e "ABC News", Erisa Zykaj, mbi rrugen 20-vjecare te integrimit te Shqiperise drejt familjes euorpiane, Komisioneri per Zgjerimin, Stefan Fyle, tregon se zgjedhja e presidentit nuk ka qene aspak nje rekomandim i 13-te per Shqiperine. Sipas tij, rreziku qendronte ne lidhjen e ceshtjes se presidentit me reformat e integrimit, gje qe e ka bere arritjen e nje kompromisi shume te veshtire. Sipas Fyle, paketa e nentorit duhej te zbatohej vec. Ajo mbetet detyre emergjente. "Rreziku eshte qe duke bere lidhje mes ceshtjeve, gjendesh ne nje situate ku je i bllokuar dhe i izoluar. Sa me shume ceshtje sjell mbi tryeze, aq me e veshtire behet per te gjetur nje kompromis. Kjo ka qene ajo qe kisha ne mendje kur kam deklaruar: Gjeni nje kompromis per paketen e nentorit, ne menyre qe te jeni me te hapur dhe te lirshem per zgjidhjen e probleme te tjera te rendesishme. Nuk ishte ne asnje menyre nje tentative per te krijuar nje rekomandim numer 13 apo 14", - shprehet Fyle. Por, sipas komisionerit, klasa politike mund ta kaperceje kete sfide dhe t'ia dali per statusin e kandidatit qe pritet ne vjeshte. "Ne Shqiperi ka ambicie dhe energji. Ne shohim karakterin gjitheperfshires te forcohet. Nuk kam asnje arsye te jem pesimist", - tha Fyle. Sipas tij, forcat politike duhet te punojne se bashku per reformat dhe forcimin e institucioneve demokratike. Ndaj, apeli i Fyles, drejtuar per te disaten here per politiken ishte qe te gjendet kompromis per paketen e nentorit. Nderkohe qe Stefano Saninno u shpreh se ajo cka duhet te beje politika eshte qe te jape mesazh se po nderron faqe dhe po shkon drejt bashkepunimit dhe larg percarjeve. Apelet e nderkombetareve, vijne ne nje kohe kur ende 2 ceshtje kane mbetur pa u realizuar nga marreveshja mes PD-PS e 14 nentorit te vitit te kaluar. Dy forcat e medha politike, u angazhuan qe brenda muajit mars te ketij viti, te miratonin te gjitha projektligjet qe kerkojne 3/5 e votave ne Kuvend, te zgjedhin Avokatin e Popullit, te miratojne projektligjin per Gjykaten Administrative dhe te realizojne dy reforma te rendesishme, ate zgjedhore dhe parlamentare. Pikerisht keto dy reforma kane mbetur ende pa u realizuar nga detyrimet qe i vune vetes forcat politike, ne kuader te permbushjes se rekomandimeve te kerkuara nga Komisioni Europian. Afati i shtyre per Reformen Zgjedhore, per te disaten here nga Kuvendi, eshte 12 korriku. Mosrealizimi i ketyre reformave brenda perfundimit te ketij sesioni parlamentar rrezikon ftesen per marrjen e statusit te vendit kandidat ne Bashkimin Europian.