 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
|
 |
Enada Hoxha: Te qenit koreograf, sfida me e veshtire per mua dhe Gerdin
Izaura Ndoj
E Premte, 06 Korrik 2012
Edhe pse fati eshte treguar shume bujar me primabalerinen e Teatrit Kombetar te Operes dhe Baletit, Enada Hoxha, ajo asnje dite nuk resht se punuari per te sjelle ne cdo shfaqje elemente te rinj si balerine dhe koreografe. Ne nje interviste per "Summer Time", Enada Hoxha rrefen mungesen e Prof. Agron Aliajt, dashurine per baletin, punet e saj me te vecanta se bashku me partnerin e saj ne skene dhe jete, si dhe projektet qe do ta rikthejne ne shtator ne skenen e Teatrit te Operes dhe Baletit. "Mua dhe Gerdit na mungon jo vetem puna me te, por mbi te gjitha prezenca e tij. Pasioni qe kishte per punen, per jeten, te bukuren. Me mungon prekja e tij kur krijonte me ne, keshilla ne prova dhe perpara shfaqjes dhe shprehja e tij: "Dil ne skene dhe shkelqe!" - keto jane fjalet qe Enada, me lot ne sy na tregon per mungesen e punes se Prof. Agron Aliajt. Enda Hoxha eshte balerina e Pare e Teatrit te Operes dhe Baletit dhe aktualisht eshte balerina me e mire e Shqiperise. Gjate gjithe karrieres se saj artistike ka marre vleresime maksimale nga kritikat mbareuropiane. Ajo ka shkelqyer per shume vite ne skenen shqiptare, talenti i saj i jashtezakonshem, tashme i ka kaluar muret e vendlindjes se saj, duke u bere balerina me e famshme edhe jashte kufijve.
Baleti "Zhizel" dhe "Plaga e dhjete e Gjergj Elez Alise" ishin dy punet e fundit qe ju realizuat me te ndjerin Prof. Agron Aliaj. Ju mungon zeri dhe puna e tij sot?
Ah, profesor Agroni! Mua dhe Gerdit na mungon jo vetem puna me te, por mbi te gjitha prezenca e tij. Pasioni qe kishte per punen, per jeten, te bukuren. Me mungon prekja e tij kur krijonte me ne, keshilla ne prova dhe perpara shfaqjes dhe shprehja e tij: "Dil ne skene dhe shkelqe!". Teksa e kujtoj me mbushen syte me lot. Ndersa, zeri i tij me kumbon akoma "Puno. Mos shtero se punuari. Ke akoma vite perpara per te kercyer dhe duhet ta cosh perpara kete art te bukur sic eshte kercimi!". Ruajme kujtime te jashtezakonshme me profesorin. Na mbeten shume projekte pa realizuar, por setin fotografik qe beme vetem pak perpara largimit te tij nga jeta do te mbetet kujtimi me i bukur i jetes dhe karrieres. Ai u be njesh me ne dhe me aparatin fotografik. Ato ore kemi qene ne nje bote krejt tjeter, nje bote qe na perkiste vetem ne te treve. Dhe kjo faleminderit fotografit Armand Sallabanda qe arriti te beje mrekulli me ne.
Pervecse nje balerine profesioniste prane TOB-it, ju keni marre pjese dhe ne disa evenimente, sic ishte ai i "Dancing with the stars". Mbase kjo ju ben me atraktive ne balete?
Puna ne "DWS" eshte e vecante. Te lodh shume, por te jep shume kenaqesi. Te rrit dhe te ploteson nga ana profesionale jo vetem si balerine, por edhe si koreografe. Te mos harrojme qe televizioni ndihmon shume ne promovimin e punes qe ben nje artist. Sidomos kur behet fjale per nje audience te jashtezakonshme qe ka ky show gjigant. Te dy, me Gerdin, ndihemi vertet te nderuar qe jemi pjese e stafit te producentes Holta Dulaku qe ne keto 10 vite ka realizuar projekte shume profesionale dhe unike ne llojin e tyre.
Si prima balerine, ju nuk reshtni se punuari cdo dite se bashku me Gerdin. Gjate gjithe ketyre viteve keni ndonje rol te vecante qe e kujtoni me shume dashuri ku ne te njejten kohe e keni realizuar se bashku?
Fakti qe ne keto 18 vite ne skene si balerine te pare tregon qe cdo rol te jete perjetuar ne menyre te vecante nga ne. I jemi perkushtuar per ta realizuar sa me bukur dhe ne menyre sa me profesionale. Nje rol i vecante dhe shume impenjativ per ne eshte kur na kerkohet nga TKOB te jemi koreografe dhe balerine. Te qenit koreograf eshte roli me i veshtire i joni. Ajo qe kerkojme eshte te jemi origjinal dhe te suksesshem ne ate qe krijojme dhe kjo nuk eshte e lehte. Do shume pune dhe lodhje. Eshte nje sipermarrje qe na pelqen.
Duke qene se partneri juaj eshte balerin, ju ben te jeni me te kuptueshem me njeri-tjetrin ne cdo moment?
Duke qene se jemi rritur dhe njohur ne teater, sigurisht kjo ka bere qe te kuptohemi mjaft mire se bashku. Kjo vihet re shume mire ne skene, pervec harmonise se levizjeve, cfaredolloj gjeje qe mund te ndodhe (se skena ka dhe te papriturat e saj) kujdesemi qe te mos percillet tek publiku. Kjo tregon qe me nje shikim kemi perthithur cdo gje tek njeri-tjetri. Nderkohe, bashkepunimi ka edhe debate. Kjo vlen edhe per ne.
Meqenese jemi ne sezonin veror, Roan ju ndjen me afer, pasi jeni me pak e zene me baletin apo ndodh e kunderta?
Vertet qe puna jone eshte impenjative, gjithmone jam munduar qe te jem prezent per Roan. E kam zgjidhur ne forma te ndryshme. Pervec punes, vetes i kam privuar gjithcka per te qene ne shtepi. Perndryshe e kam marre me vete ne prova, ne shfaqje ose kudo qe kam qene e ftuar. Ndersa, tani qe jemi me pushime, ai cdo cast eshte me mua. Nuk e kuptoj asnje moment pa te dhe ai po ashtu.
Po Gerdi si baba, eshte i perkushtuar ndaj djalit po aq sa ju?
Padyshim qe ka qene dhe eshte prezent per familjen dhe Roan. Del shetitje, e con tek lodrat, luan me ate futboll, pervec daljeve te perbashketa si familje.
Cilet jane projektet qe do t'ju rikthejne ne shtator?
Projekte kemi shume. Edhe oferta te ndryshme nga te tjere produksione. Po planifikojme nje shfaqje te re qe do te jete homazh per maestron Agron Aliaj.
Ku do t'i kaloni pushimet verore?
Edhe kete vit besoj do t'ia kalojme shume mire me familjen dhe shoqerine. Pushimet tona fatmiresisht jane te gjata dhe te mbushura me udhetime.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
|
|
 |
 |
Lexime Mujore |
|
- Vrasja per pazaret e droges, pranga Rucit
- “Kanibali” tenton te shperfytyroje ish-gruan
- Dokle: Veliaj dhe G99 na thyen xhamat e PS, ne i hapem deren
- Kombetarja grumbullohet ne Zvicer, pret miqesore me Turqine
- Fullani: Ekonomia, me rritje afatgjate dhe te qendrueshme
- Musaraj: Shqiperia ne NATO, jo me per mbrojtje, por per paqe e siguri
- Berisha: Bllokimi i statusit, gabimi historik i Rames
- Hetimi ndaj Rames, raporti brenda 20 majit
- Bumci: Marreveshja e Ohrit, kyc per integrimin ne BE
- Rama: Me shkulni veshin nese gaboj
- Basha: Nuk perfshihemi ne konfliktet politike
- OSBE, kerkese opozites: Plotesoni vendet ne KQZ
|
 |
Me te komentuarat |
|
|
|
|