Ardit Gjebrea: Adelina Ismaili, diva e muzikes shqiptare
E Diele, 08 Korrik 2012
Kengetari, kompozitori dhe moderatori i mirenjohur Ardit Gjebrea, nuk kishte si te mungonte ne kete feste te shtruar nga Arian Cani. Me nje pamje djaloshare, ai erdhi ne panel dhe pernjehere i pyetur nga Ariani se cfare mendonte per kengetaren Adelina Ismaili ai u shpreh: "Me Adelinen kemi nje miqesi shume te vjeter dhe e kam nje mikeshe shume te mire. Gjithmone ajo mbetet diva e muzikes shqiptare dhe e kam nje kenaqesi te vecante sa here qe bashkepunoj me te". Me pas, Arditi moderator kete here, pranon se do te jete edhe sezon tjeter perseri ne TV Klan me emisionin e tij shume te ndjekur nga te gjithe "E diela Shqiptare", njekohesisht duke sjelle edhe me shume rini, pasi ai pranoi se do te jem edhe me i frymezuar per te sjelle gjera te reja qe te kenaq publikun.