Gjira do te kendoje ne koncertin e Unikkatilit
E Diele, 08 Korrik 2012
Kengetarja Argjiro Kajtazi, e njohur ndryshe si Gjira, do te performoje ne koncertin e madh te Unikkatilit qe do te mbahet me 15 korrik ne stadiumin e qytetit te Prishtines.
Gjira, sipas menaxherit te saj, refuzoi oferten e POWOW per te performuar ne koncertin e EVE per shkak se eshte ndjere e pa pershtatshme te jete ne mesin e Tunes dhe Nora Istrefit. "Nje prej kengeve te para te miat ka qene bashkepunim me TBA. Do te jete nder i madh te jem pjese e ketij koncerti", - ka theksuar Gjira. Pos kengetares kontraverse pritet te performojne edhe anetaret tjere te TBA, Presioni, Klepto, Jetoni dhe Barooti.