Kanye West tregon fanatizmin ndaj Kim Kardashian
E Diele, 08 Korrik 2012
Kanye West edhe nje here ka treguar se eshte fanatik dhe nuk i pelqejne gjerat e ekzagjeruara. Te dashures se tij - Kim Kardashianit, ai i ka ndaluar te mbaje zgjatje apo ekstejshen te flokeve, sepse i pelqejne ato natyrale, raporton "Showbizspy". "Floket natyrale te Kimit arrijne deri ne shpatullat e saj dhe ai konsideron se kjo pamje natyrale i rri shume bukur. Ajo, natyrisht, qe e ka degjuar dhe ne sezonin me te ri te reality-showt te saj do ta shohim me nje pamje pak me ndryshe", - tha nje burim anonim. Kim kohet e fundit tha se Kanye di cdo gje ne lidhje me te, sepse ajo beson se keshtu do te lidhen edhe me thellesisht, por edhe se aktualisht eshte shume e lumtur me romancen qe po kalon me reperin amerikan. Eshte e qarte se reperi ka nje ndikim te madh tek Kim, e cila e degjon cfaredo qe i thote Kanye, madje edhe nese kjo i kushton me heqje dore nga stili i saj.
Ndersa Kim Kardashian ndihet mjaft xheloze per te dashurin e saj Kanye West. Per kete arsye, ajo i ka ndaluar te gjitha femrave perreth tij ta takojne ate prapa kuintave.
"Kanye ka shume shoqe. Shumica jane stiliste ose bejne ndonje pune tjeter lidhur me moden, mirepo Kim nuk deshiron qe ato te qendrojne vetem me te ne prapaskene", - eshte shprehur nje burim.
Nderkohe, sipas "The Sun", kjo eshte vetem nje nder rregullat qe Kim ka vendosur per West.