Pirro Cako: Nuk mund te jetosh gjithe jeten vetem
E Diele, 08 Korrik 2012
Ai tashme vinte ne kete emision me nje status tjeter, ate te beqarit dhe kjo nuk kishte si te anashkalohej nga Arian Cani, nje fakt qe ai e evidentoi, edhe duke u ngacmuar paksa te ftuarit e tij, ishte pikerisht jeta si beqar qe eshte duke bere Pirro Cako prej gati nje viti. Pirroja, i cili solli klipin e tij "Xhulit" tha se megjithese eshte bukur qe jesh per nje periudhe kohe beqar, kurrsesi nuk duhet te jete nje zgjedhje jete. "Jeta si beqar eshte dicka tjeter, megjithese e kam pasur fatin te jetoj pak si i martuar, njeriu eshte qenie qe nuk jeton vetem. Eshte gje e bukur per nje periudhe kohe, por martesa eshte dicka e domosdoshme, sepse nuk mund te jetosh gjithe jeten vetem", - perfundoi Pirro Cako.