Big basta: Albumi im i dyte, nje konceptim i ri mbi hip-hopin
E Marte, 10 Korrik 2012
I ftuar ne studion e emisionit "Pasdite ne Klan", drejtuar nga Rudina Magjistari, ka qene kengetari i mirenjohur Big Basta, i cili te shtunen ka promovuar albumin me te ri te "Radio & Club". Ne kete album jane te gjitha kenge te reja dhe vetem nje kenge eshte e degjuar me pare. Do te kete 11 bashkepunime dhe pese kenge do te jene solo te kenduara nga Big Basta. Kenget qe vijne me duete jane bashkepunime me emra shume te njohur, si Jonida Maliqi, Vesa Luma, MC Kresha, Shpat Deda etj. Ky album eshte i dyti per kompozitorin dhe kengetarin e mirenjohur Big Basta. I pyetur se cfare ka te re ku album, ai u pergjigj: "Eshte albumi im i dyte dhe ndryshon nga i pari, nga mentaliteti, ka nje koncept te ri mbi hip-hopin, them se kemi arritur dicka shume me te madhe nga albumi i pare. Jemi munduar qe te bejme nje promovim te mire dhe besoj se do te pritet shume mire nga publiku. Ne album kam pese kenge solo te miat dhe 11 duete jane kenget e tjera. Kemi gati 1 vit qe bashkepunojme, ne daten 11 do te bej promovimin edhe ne Prishtine dhe atje mendoj se do te jete dicka shume e bukur. Kenget i kam kompozuar kryesisht vete, por kam edhe kompozime te bashkepunetoreve te mi. Zhanri kryesor ne kete album, eshte Hip-Hopi dhe R&B dhe maksimumi per nje jave do te nisin xhirimet e klipit per kengen, nga e cila ka marre titullin edhe albumi "Radio & Club", nderkohe ne dimer do te bej edhe klipin me kengetarin Shpat Deda. Do te doja qe te falenderoja te gjithe bashkepunetoret e mi qe nga emrat me te njohur deri tek ata me pak te njohur", - ka perfunduar kompozitori dhe kengetari Big Basta, i cili gjate gjithe sezonit veror do te jete me perfomanca live neper qytete te ndryshme te Shqiperise.
Y. Selita