Topalli: Te penalizohen deputetet qe shpifin
E Premte, 13 Korrik 2012
Drafti i plote i reformes zgjedhore do te miratohet ne Kuvend javen e ardhshme, me 19 korrik. Ndersa PD-PS do te ulen se shpejti per te nisur bisedimet edhe per heqjen e imunitetit te zyrtareve nepermjet ndryshimeve kushtetuese. Keshtu informoi dje ne Kuvend, Kryetarja Jozefina Topalli, ne lidhje me dy prej reformave te rendesishme ne vend. Topalli u beri madje ftese deputeteve socialiste, qe tek diskutimet per ndryshimet ne Kushtetute, te shqyrtohet seriozisht edhe fakti qe deputetet te mbajne pergjegjesi per shpifjet qe bejne ne salle. "Sepse ne kete Parlament, jane hedhur tonelata balte me fyerje e shpifje. Ndaj, zoti Xhafa, ju ftoj te diskutojme dhe te percaktojme qe deputeti do te mbaje pergjegjesi per shpifjet qe do te beje. Ne menyre qe ne kete salle te mos hidhen shpifje pa fund per gjithcka", - tha Topalli. Nga ana tjeter, ajo informoi se duke qene se drafti per reformen zgjedhore, kerkon kohe per t'u permbyllur, atehere ai do te sillet per votim ne seancen plenare te se enjtes se ardhshme. Ne lidhje me kete ceshtje, kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruci, kerkoi qe drafti i reformes zgjedhore t'i vihet ne dispozicion deputeteve ne fillim te javes se ardhshme, ne menyre qe ata te njihen me permbajtjen e tij, para miratimit te enjten ne seancen plenare. "Sapo perfundoi mbledhja e Konferences se Kryetareve dhe u vendos qe drafti per reformen zgjedhore te perfshihet ne axhenden e ardhshme. Drafti duhet te vije ne parlament ne menyre qe deputetet te njihen me te dhe mos te ndodhe qe te vije diten e enjte dhe me pas te diskutohet", - u shpreh Ruci. Ndersa ne lidhje me nismen per heqjen e imunitetit per zyrtaret e larte te shtetit, kreu i grupit socialist, kerkoi qe dy trupat pergjegjese per ndryshimet kushtetuese, Keshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve, te dyja palet, mazhoranca dhe opozita, te ulen dhe te bejne kalendarin e veprimtarise se seancave degjimore per nismat e depozituara per heqjen e imunitetit, apo ato qe mund te depozitohen ne vijim. Cka u pranua nga Topalli. "Eshte detyre e ketyre trupave parlamentare qe te bejne kalendarin e punes se tyre per kete qellim", - u shpreh ajo.