Reforma zgjedhore, LSI: Do te testohet ne zgjedhjet e 2013-tes
E Shtune, 14 Korrik 2012
Per Levizjen Socialiste per Integrim, koha do te provoje nese Kodi i Zgjedhor i miratuar me konsensus te dy forcave te medha politike eshte i mire dhe se sa do te rezistoje konsensusi PD-PS per te. Ndryshe nga kritikat e ashpra te aleateve te majte e te djathte ndaj partive te medha politike, qe kane cuar deri ne kercenime me largim nga koalicioni, LSI e cileson si pozitive ne planin politik arritjen e miratimit te Reformes Zgjedhore, pa hyre ne cilesine e saj. "Gjithmone arritja e nje kompromisi ka nje ane qe une do ta konsideroja pozitive ne planin politik sepse ne fund te fundit permbush ne nje fare menyre nje nga kushtet qe e lidhin Shqiperine me procesin e perftimit te statusit te vendit kandidat dhe ne se bashku sot mund te themi qe kemi nje kusht te realizuar. Por, nuk jemi te bindur se a kemi te njejten pergjigje per cilesine e tij", - u shpreh dje nenkryetari i kesaj force politike, Petrit Vasili. Sipas tij, tashme kompromisi eshte arritur dhe ky kompromis ka nje prove, ate te se vertetes ne zgjedhjet e vitit 2013, ku te gjithe partite se bashku do te kene mundesine te shikojme qe ky Kod me keto ndryshime, i arritur permes ketij kompromisi te veshtire, a do t'i rezistoje proves se zgjedhjeve me sukses. "Pra, per te prodhuar zgjedhje te pakontestuara, zgjedhje te administruara mire, zgjedhje qe prodhojne rezultatin ne nje kohe te shpejte dhe te cilat mundesojne ndertimin e qeverisjes ne kohen me te shkurter. Sigurisht, keto jane pyetje, pergjigjen e te cilave ne do ta marrim ne vitin 2013, duke mbetur gjithsesi te bindur qe ajo qe kishte lidhje me kriteret e perfaqesimit dhe perafrimit gjithmone e me shume te perfaqesimit te votes dhe barazise saj, per te cilen ne nuk mendojme se ka pasur ndryshime thelbesore qe do te na thoshin sot qe ne kemi nje permiresim rrenjesor ne kete gje", - u shpreh Vasili.