PERIODIKE

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Dergo me email Dergo me email  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Vrasja e "spiunit" te dyte, edhe 10 vjet burg te penduarit


E Marte, 17 Korrik 2012

Tirane - Nuk mjaftojne 10 vite burgim per te penduarin e "Bandes se Durresit". Adriatik Coli do te vuaje edhe po kaq vite te tjera heqje lirie per vrasjen e dyte, per te cilen u akuzua dhe dje gjykata ka marre vendimin duke u shprehur se ky eshte nje denim i bute per shkak se Coli ka ndihmuar drejtesine ne zbardhjen e krimeve te kesaj bande te drejtuar nga Lulzim Berisha dhe Indrit Dokle. Prokuroria kerkoi 25 vite burgim, por trupi gjykues e rrezoi kete kerkese me faktin se Coli kishte statusin e te penduarit. Vendimi eshte dhene nga Gjykata e Krimeve te Renda, per akuzen e vrasjes se dy personave. Gjate procesit me gjithe banden, Colit iu zbulua vrasja e dyte, per te cilen gjykata dha vendimin. Ne total i pandehuri i Bandes se Durresit do vuaje 20 vite burg, per te dyja krimet. Vrasja e pare, e cila eshte rrefyer nga Adriatik Coli, eshte ajo e Enver Petkut, i vrare ne vitin 2000 ne qytetin e Durresit. Nga hetimet eshte dokumentuar se grupi ku bente pjese Coli kishte dyshime se ky i fundit spiunonte tek grupi kundershtar te gjitha planet dhe levizjet e tyre. Per kete arsye, Petku eshte marre peng prej tyre dhe eshte rrahur, derisa eshte vrare nga Adriatik Coli. Por me pas ka rezultuar se nuk ishte Petku ai qe spiunonte. Po te njejtin vit, ne qytetin e Durresit, eshte vrare dhe Sali Kertusha, i cili gjithashtu eshte vrare nga ana e Colit. Ne deklarimet e tij, ky i fundit eshte shprehur se ata kishin dyshime se Kertusha i shiste arme grupit rival dhe per kete arsye eshte vrare ne deren e shtepise nga ana e Colit. Por gjate hetimeve dhe rrefimit te kryer, Coli u gjykua bashke me banden per krimin ndaj petkut, teksa me pas rezultoi se kishte vrare edhe nje te dyte po pas pengmarrjes.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika
Lexime Mujore
Me te komentuarat