PERIODIKE

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Dergo me email Dergo me email  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

PS nuk voton ndryshimet ne Gjykaten e Larte

Rozeta Rapushi
E Merkure, 18 Korrik 2012

Komisioni Parlamentar i Ligjeve, nuk mundi te shqyrtoje dot ne mbledhjen e djeshme, projektligjin per Gjykaten e Larte, pasi socialistet kerkuan kohe per t'u njohur me te. Argument ky qe shkaktoi jo pak debate ne mbledhjen e djeshme. Kryetari i Komisionit, Ilir Rusmali, tha se kjo nisme ligjore, eshte ne lidhje me funksionimin e Gjykates Administrative, ndaj shtyrja per me shume kohe nga PS, eshte nje justifikim per zvarritje. "Momenti i pershtatshem per ju qe te merrni kohe ta shqyrtoni, mund te jete pas muajit shtator, pas muajit tetor, e keshtu me radhe. Nese ky do te ishte momenti i pershtatshem une nuk do te pajtohesha dot, sepse per te gjithe shqiptaret ky eshte moment i papershtatshem", - u shpreh kreu i komisionit Rusmali. Por, sipas nenkryetarit socialist, Fatmir Xhafaj, mazhoranca ben akuza te padrejta. "Une nuk ju thashe ju se meqe eshte vonuar tej afatit, ju nuk doni integrimin, s'e nuk kam mendjen e lige per ta bere kete gje. Nuk jane serioze te gjitha keto aludime te pavenda, te padrejta", - u shpreh Xhafaj. Verejtje per argumentet e opozites, beri edhe Ministri i Drejtesise, Eduard Halimi, i pranishem ne mbledhjen e djeshme. Sipas Halimit, opozita po nxjerr vetem justifikime pasi komisioni ka pasur kohe qe ta shqyrtoje projektligjin, duke qene se ministria e ka dorezuar ate qe ne 8 qershor. "Pra, ju keni pasur kohen nga data 8 qershor deri me sot te shqyrtojne komplet draftin dhe ai ka 13 nene", - nderhyri Halimi. Por, nga ana tjeter, socialistet kane verejtje edhe per permbajtjen e projektligjit qe sipas selise roze, nuk eshte vetem plotesim per Gjykaten Administrative, por edhe nje reforme ne Gjykaten e Larte. "Nuk behet fjale per 2-3 amendamente qe kane te bejne thjesht me Kolegjin Administrativ, por behet fjale per nje reforme te Gjykates se Larte, ose se paku synimi eshte keshtu. Se cfare keni bere ju, kjo eshte nje gje tjeter. Ne nuk mund te vijme ne mengjes dhe ju te na thoni se duhet keshtu dhe e ta bejme. Kjo nuk behet keshtu", - vijoi Xhafaj. Argumentet e tij u kritikuan nga Rusmali, i cili tha se angazhimi eshte miratimi i ketij projektligji brenda ketij sesioni parlamentar. "Angazhimi duhet te ishte qe ky ligj te ishte miratuar pa mbaruar ky sesion, perndryshe ky sesion mbyllet dhe ju e keni vrare kete kohe. Pastaj vrisni dhe shtatorin me ca debate te kota dhe ndoshta edhe vitin e ri me faktin se doni te lexoni se s'keni pasur kohe te lexoni. Pra, sot, ne jemi ne pergjigje te kerkeses suaj. Sapo e keni pare qe kemi plotesuar kerkesen ju doni kohe", - reagoi Rusmali. Me gjithe debatet e bera diten e djeshme, Ministria e Drejtesise do te vere ne dispozicion te opozites cdo informacion te kerkuar po ne kete dite. Nderkohe qe sot pritet qe per kete nisme te degjohet kryetarja e Gjykates se Larte, Shpresa Becaj.

NDRYSHIMET LIGJORE

Me ndryshimin e ligjit te Gjykates se Larte trupa e saj shtohet me dy anetare. Te 19 anetaret do te punojne ne tre dhoma, penale, civile dhe administrative. Vendimet per disa ceshtje do te merren jo me me 5, por me 3 gjyqtare. Kriteret e perzgjedhjes se gjyqtareve dhe kandidimi i tyre eshte i mirepercaktuar dhe transparent, sipas vendimeve te Gjykates Kushtetuese. Te behesh anetar i Gjykates se Larte me ligjin e ri do te kalosh patjeter dhjete vite pune ne shkallen e pare dhe 5 vite te tjera ne apel. Nepermjet 13 amendamenteve preket procedura per zgjedhjen e anetareve te Gjykates se Larte, kur percakton se perpara dekretimit te anetareve te Gjykates se Larte, presidenti duhet te konsultohet me parlamentin. Nje ceshtje kjo qe ka hapur debate te forta kohet e fundit.

Per miratimin e ketij projektligjin kerkohet shumice e cilesuar te votave.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika
Lexime Mujore
Me te komentuarat