Bob Dylan njofton albumin e ri
E Merkure, 18 Korrik 2012
Bob Dylan do te publikoje me 11 shtator albumin e tij te 35-te ne studio, qe do te mbaje titullin "Tempest" dhe do te permbaje 10 kenge. Lajmin e ka bere te ditur vete kengetari mengjesin e se martes ne "Facebook", ku ka treguar edhe kopertinen e diskut.
Daljet e fundit diskografike te Dylan datojne ne vitin 2009 me "Together Through Life" dhe "Christmas in the Heart". Kengetari amerikan, qe ne mars festoi 50 vjet karriere, mbajti mbremjen e se henes nje koncert ne nje qyteze te Italise.