Capital T, refuzon koncertet ne Kosove dhe ne Shqiperi
E Merkure, 18 Korrik 2012
Capital T, reperi i njohur nga Kosova, ka qene i pranishem ne Shqiperi vetem ne nje koncert, i cili paraprakisht u shoqerua nga nje jehone e madhe mediatike dhe nje fushate e gjere reklamuese. Dhe kjo gje nuk ishte aspak e rendesishme. Kengetari nga Kosova ka investuar shume per te krijuar modelin e nje personazhi te rendesishem. Shifrat e koncerteve te tij, jane me te lartat, te cilat arrijne t'i kapin vetem kengetare me shume vite e hite ne skene. Kjo eshte arsyeja, pse Capital T ka refuzuar shume ftesa qe i jane bere per koncerte ne Shqiperi dhe Kosove. Megjithate, ai ka qene i angazhuar me koncerte jashte Shqiperise dhe Kosoves, aty ku pagesat jane me shume zero nga pas. Sic mesohet, nje arsye tjeter se pse reperi i ka refuzuar keto ftesa ka qene edhe largimi i tij drejt Amerikes, ku synon te ndertoje nje jete te re.