Dikur blinte yjet e futbollit, tani Seria A vetem shet
E Enjte, 19 Korrik 2012
Kur shihej se Seria A me ne fund po triumfonte mbi kritikat e shumta, fale sezonit te kaluar pas paraqitjeve te mira te Napolit dhe te Milanit ne Champions League, te gjitha shpresat per t'u kthyer ne ditet e gezueshme te viteve '80-'90 jane shuar shume shpejt, me shitjen e dy lojtareve te dalluar kuqezi, Zlatan Ibrahimovicit dhe Tiago Silvas. Suedezi pret qe te kaloje zyrtarisht ne radhet e PSG-se, por largimi i tij eshte i sigurt. Nderkaq largimi i tij dhe i Silvas nga Seria A pasoi ate te disa te yjeve te tjere, si Samuel Eto, Havier Pastore, Ezekuiel Laveci apo te Aleksi Sancezit. Per here te pare Seria A konsiderohet nje lige qe shet lojtare. Perballe skuadrave evropiane si Reali i Madridit, Barcelona, Mancester Siti, Celsi apo PSG, duket se italianet do te kene te veshtire te konkurrojne ne Champions. Keshtu, nga ky sezon tifozet e Seria A nuk mund te kene me te njejtat pretendime si dikur, ne ndeshjet europiane.
Rikthimi i Kaka
Milanit nuk i mbetet gje tjeter, vecse te ktheje ata qe dikur kane shkelqyer me pare, por nuk kane gjendur vend pas largimit nga kjo skuader. I tille eshte braziliani Kaka i Realit te Madridit. Sipas mediave spanjolle, trajneri Murinjo nuk e ka perfshire Kaka ne planet e tij, pas kthimit nga pushimet. Kaka duhet te nise te mendoje per nje ekip tjeter, ku opsioni i pare mbetet Milani. Milani e shiti per 65 milione euro, por ne rast kthimit te brazilianit, kuqezinjte nuk mund te paguajne me as pagen e tij te dikurshme, cka e ben te veshtire arritjen e nje marreveshjeje te re mes paleve.
Thirrja e Gatuzos
Ish-mbrojtesi i Milanit, Xhenaro Gatuzo beson se dy shitjet e fundit te Milanit, drejt Paris Seint Zhermenit, duhet ta lene pa gjume trajnerin Masimiliano Alegri. - "Pa Tiago Silvan dhe Alesandro Nestan, Milani nuk ka me pika reference ne mbrojtje. Ibrahimovic, nderkaq, fitoi i vetem 10 ndeshje gjate sezonit te kaluar. Nese do te isha ne vend te Alegrit, nuk do te me zinte gjumi ne keto momente", - theksoi mbrojtesi 34-vjecar, Gatuzo, i cili ishte mes veteraneve te klubit kuqezi, qe u largua ne fund te ketij sezoni, pas perfundimit te kontrates.