Nuk ka surpriza ne Hungari, Skenderbeu eliminohet
E Merkure, 25 Korrik 2012
Skenderbeu nuk e ben dot historine ne Hungari, duke mos arritur ne turin e trete kualifikues te Champions. Ndonese korcaret dukeshin vetem nje hap larg suksesit, pas fitores se pare qe arriten ne Korce, e humbin ndeshjen e kthimit me rezultatin, 3-0. Me rezultatin e pergjithshem ne te dy ndeshjet, 3-1, Skenderbeu eliminohet nga Champions League. Debreceni tregoi nje fytyre tjeter ne ndeshjen e dyte, duke luajtur ne sulm, teksa krijoi raste te shumta. Skenderbeu nuk e gjeti dot rrugen e rrjetes, duke mos arritur as ne kete ndeshje finalizimin e duhur te rasteve te krijuara. Debreceni e zhbllokoi shume shpejt rezultatin. Pas nje zbritje te shpejte ne zonen e Skenderbeut, Ramos godet dhe pret Shehi por sulmuesi kryesor Koulibaly ndjek aksionin dhe e dergon me shume lehtesi topin ne rrjete. Goli i jep siguro Debrecenin ne loje, pasi hap mundesite e kualifikimit. Por ne pjesen e pare pavaresisht se hungarezet ishin me te rrezikshem ne sulmet e tyre, Skenderbeu mund te kishte barazuar shifrat. Sulmuesi Sabino Plaku nuk finalizoi si duhet dy rastet te krijuara nepermjet kundersulmit, ndersa Vucaj me nje goditje te bukur nga jashte zones krijoi rastin me te mire per barazimin e rezultatit. Ne pjesen e dyte Dereceni perdor te njejten strategji, duke u hedhur i teri ne sulm, ne kerkim te golit te dyte te ndeshjes. Sabino Plaku i afrohet golit te barazimit ne 57, por nuk godet si duhet. Dhe pa kaluar as nje minute, nga e djathta e sulmit, lojtaret e Debrecenit krosojne topin ne zone dhe serish nga pasiguria e mbrojtjes apo dalja e portierit Shehit, vendasit shenojne golin e dyte me ane te Varg, ne 58'. Debreceni kerkon golin e sigurise ne minutat e mbetura, ndersa korcaret nuk i humbin shpresat pasi do t'iu mjaftonte nje gol per te siguruar kualifikimin historik. Ne pjese e dyte luhet nje futboll i bukur. Skenderbeu krijon raste por nuk finalizon si duhet. Portieri Shehi kthehet ne nje hero, duke mos lejuar topin te futet ne rrjete. Perpjekjet e kampioneve te vendit marrin fund me golin e pesuar ne mbyllje te takimit. Sulmuesi Koulibaly, i cili shenoi golin e pare te ndeshjes del perballe portierit Shehi ne nje kundersulm te Debrecenit dhe shenon golin e trete te ndeshjes. Skenderbeu largohet nga "Champions", por duke lene pas nje eksperience pozitive, krahasur me sezonin e shkuar. Korcaret luftuan denjesisht deri ne fund dhe u eliminuan nga nje skuader qe ka arritur me pare ne fazen e grupeve te Champions dhe konsiderohet favorite para dy perballjeve.
Champions League, Turi II kualifikues
Stadiumi: Nyíregyházi Városi
Debrecen - Skenderbeu 3-0 (0-1)
Debreceni: Novakovic, Nikolov, Simak, Meszáros, Korhut, Varga, Szakaly, Bodi (Lukas 84'), Ramos (Mate 89'), Yannik (Rezes 74'), Koulibaly. Trajner: E. Kondas
Skenderbeu: Shehi, Fagu (Kuli 85'), Radas, Gvozdenovic, Arapi, Vucaj (Bicaj 89'), Orelesi, Muzaka, Xhafaj, Allmuca (Kerciku 66'), Plaku. Trajner: S Levi
Shenues: Koulibaly 12', 86', Varga 58'
Gjyqtar: Kristo Tohver (Estoni)
Kartone te verdhe: Ramos, Varga, Korhut/ Vucaj, Radas