Berisha: Rama, i vetmi opozitar qe mban kryeministrin me imunitet
Eva Gjura
E Enjte, 26 Korrik 2012
Kryeministri Berisha i ka riperseritur edhe njehere kryetarit te opozites, Edi Rama, ftesen per te votuar ne daten 6 gusht projektin e perbashket per kufizimin e imunitetit. Nga foltorja e mbledhjes se qeverise, kreu i mazhorances ka informuar shqiptaret se data 6 gusht nuk eshte nje date arbitrare, por eshte nje date e miratuar ne Kuvend pa asnje kundershti nga asnje force politike. Sipas tij, caktimi i kesaj date eshte bere ne perputhje me rregulloren e parlamentit e vendosur ne vitin 2008, pikerisht nga deputetet e PS-se. "Nuk jemi ne qe percaktojme daten 6 gusht, por eshte neni i rregullores qe e percakton ne menyre te prere kete date. Nje proces i nisur nuk mund te ndalohet. Nuk ka gje me jo serioze, se te imagjinosh nje gje te tille. Perkundrazi, je i detyruar ta respektosh ate ne menyren me te vendosur", - eshte shprehur Berisha. Me tej, kreu i qeverise ka kujtuar faktin se, megjithese mazhoranca ishte per projektin e pare, ajo ka bere te gjitha leshimet e mundshme, duke pranuar te gjitha kerkesat e PS-se. "Pas seances se degjimit, historik per parlamentin shqiptar, perfaqesuesit e te dy grupeve te medha u ulen bashke, punuan dite me radhe dhe shumica beri nje pas nje, te gjitha leshimet, duke perfillur te gjitha kerkesat e PS-se", - tha kryeministri. Berisha ka vleresuar punen e pergjegjshme te bere nga te dyja palet, por ka shtuar ai, ishte pikerisht kryetari i PS-se Rama i cili per interesat e dy-tre veteve ne PS-se mban peng imunitetin. Duke treguar se mazhoranca i ka dale borxhit opozites duke pranuar cdo propozim te saj, por eshte Rama ai qe nuk pranon, Berisha tha se, "i dergova nje mesazh zotit Xhafaj se e kishte kot, se nuk do ta lejonte. E mori apo jo mesazhin nuk e di, por e verteta eshte se z. Rama nuk i lejoi, njesoj sikur te thoshte ju jeni aty, por nuk jeni. Ata votuan nen per nen, nuk kishin asnje verejtje se i kishin shkruar vete, votuan edhe ne parim dhe me pas nuk ishin, sepse nuk ishte Sadriu, nuk ishte Toma, nuk ishte Fideli dhe nenkryetari ne hije i asaj partie, qe de facto eshte me shume se nenkryetar. Pra, nje situate jashtezakonisht e pakuptimte". Per kreun e mazhorances, argumentet qe perdor Rama jane te paqendrueshme, pasi argumentet qe perdor jane Kushtetuta e pakices, per te deshmuar se ruan konceptin e sundimit te pakices. Berisha eshte shprehur se heqja e imunitetit lufton korrupsionin, ndaj ka ftuar serish Ramen qe ta votoje heqjen e tij me 6 gusht. "Une e ftoj z. Rama te votojme kufizimin e imunitetit, perndryshe do te hyje ne librin Guinnes si i vetmi kryetar opozite ne bote qe e do kryeministrin e tij me imunitet. Do t'u thote socialisteve se Sali Berisha do te kete imunitet?! Z. Rama nuk e ka hallin tek Sali Berisha, as tek ministrat, por tek klubi i miliardereve ne krye te PS-se", - u shpreh kreu i mazhorances. Duke zbuluar pjese te takimit mes tij dhe kreut te opozites, Rama, per ceshtjen e zgjedhjes se presidentit, Berisha tha se Rama nuk di nese eshte penduar apo jo per ndryshimet kushtetuese. "Ne takimin qe kisha me z. Rama ne parlament, nuk dua te nxjerr konfidencialitetet, por me tha se nuk ishte i penduar - e kuptoni para meje ulet si haxhi pishmani. Per nje nga reformat me te medha te jetes se tij dhe te jetes sime, ai kishte deklaruar disa here se ishte ngutur dhe ndjehej pak i turperuar per deklaraten qe kishte bere dhe me tha se nuk ishte i penduar. Nje dite je i penduar dhe nje dite jo, si ta kuptoj kete!", - tha Berisha. Duke riperseritur thirrjen e tij ndaj kreut socialist, Berisha deklaroi se Rama duhet te bashkohet me mazhorancen per te votuar heqjen e imunitetit dhe te mos perdore pseudo-argumente, te mos keqperdoret nga tre - kater vete ne partine e tij. Berisha u shpreh se "shumica e deputeteve te PS nuk jane kunder heqjes se imunitetit".