 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
|
 |
Imunitetet, BE: Te votohen sa me shpejt. Statusi ne vjeshte, i mundur
Rozeta Rapushi
E Premte, 27 Korrik 2012
Marrja e statusit te vendit kandidat eshte i mundur te arrihet kete vjeshte, por per kete duhet kembengulje, ose ashtu sic e tha Ambasadori i Bashkimit Europian ne vendin tone, Etore Sequi ne shqip, "Jo pushim, por integrim". Por per te arritur kete, Sequi renditi detyrat qe duhet te realizojne forcat politike, ku ne vecanti u ndal tek nisma per heqjen e imunitetit te zyrtareve te larte te shtetit. "Eshte e rendesishme qe te bihet dakord dhe te votohet per rishikimin e sistemit te imuniteteve, kjo perben nje hap te rendesishem ne drejtimin e duhur. Ne duam t'i pergezojme palet qe kane gjetur konsensusin per projektin e imuniteteve. Ky eshte nje zhvillim i rendesishem qe duhet te ndiqet me perfundimin ne kohen e duhur te te gjithe procesit. Nisma duhet te perfundoje sa me shpejt te jete e mundur. Bashkimi Europian i jep nje rendesi te vecante shtetit te se drejtes dhe luftes ndaj korrupsionit", - beri te qarte diplomati, duke kerkuar keshtu miratimin ne nje kohe sa me te shpejte te projektit per kufizimin e imuniteteve per zyrtaret e larte te shtetit. Ndonese theksoi faktin se kjo nisme nuk do te thote se merr fund puna ne luften kunder korrupsionit, Sequi u shpreh se eshte nje element shume i rendesishem. Duke shtuar se Bashkimi Europian, si dhe Komisioni Europian, po e ndjekin me shume vemendje ecurine e ketij procesi. "Statusi i vendit kandidat ne Bashkimin Europian mund te arrihet, por per kete duhet nje kembengulje e forte. Ne mirepritem konsensusin e arritur per imunitetet, por deshirojme qe kjo ceshtje te finalizohet ne kohe. Integrimi ne BE duhet trajtuar si nje objektiv kombetar, qe perfshin te gjithe popullin shqiptar. Eshte nje perpjekje qe duhet te perfshije te gjithe shoqerine shqiptare", - u shpreh Sequi. Ne kete aspekt, diplomati, ndonese nuk permendi daten 6 gusht, u kujdes te ndalet tek koha, qe politika, sipas tij, duhet ta shfrytezoje ne nje menyren me te mire te mundshme, pasi raport-progresi per Shqiperine do te perfundoje ne fund te shtatorit. Sequi beri te qarte se ne raport do te pasqyrohet periudha nga tetori 2011 deri ne shtator 2012 dhe ne te do te perfshihen vetem nismat ligjore te miratuara dhe masat e zbatuara. Ai shtoi se ne raport nuk do te perfshihen ato ligje qe jane ne pergatitje e siper. "Ndaj, koha e mbetur duhet te perdoret ne menyren sa me te mire te mundshme. Dhe, a e dini se cila eshte thenia qe me pelqen me shume per "kohen"?: "Jo pushim, por integrim", - u shpreh Sequi. Nga ana tjeter, diplomati beri edhe nje bilanc te punes se bere nga autoritetet shqiptare per plotesimin e 12 prioriteteve te Komisionit Europian, si kushte per marrjen e statusit te vendit kandidat ne Bashkimin Europian. Sipas tij, per t'u vleresuar eshte fakti se jane plotesuar disa prioritete, si zgjedhja e Avokatit te Popullit, votimi i nismave ligjore me shumice te cilesuar te votave, miratimi i reformes zgjedhore. "Duke gjykuar se ku ishim para nentorit te vitit te kaluar, mund te them se per sa i perket dialogut politik, eshte ecur perpara. Po keshtu, Sequi u shpreh se pune eshte bere edhe me reformen ne administraten publike, ku votimi i ligjit per Gjykaten Administrative, sipas tij, eshte nje zhvillim pozitiv. "Megjithate, jane tre ligje te tjera thelbesore, si ai per sherbimin civil, procedurat administrative dhe ai per administraten publike qe ende duhen miratuar", - permendi Sequi. Diplomati vleresoi ne kete rast edhe miratimin dje ne Kuvend te nismes per Konferences Kombetare Gjyqesore. Ai nenvizoi faktin se nderkombetaret presin rezultate konkrete. "Jane bere deri me sot perpjekje te jashtezakonshme per konsensusin dhe inkurajoj qe te vijoje puna e bere. Shtet e Bashkimit Europian do te vendosin ne fund per hapat e bera nga Shqiperia drejt procesit te integrimit ne BE. Shqiperia duhet te jape argumente solide dhe te besueshme ne BE per anetaresimin", - u shpreh diplomati.
IMUNITETET
"Eshte e rendesishme qe te bihet dakord dhe te votohet per rishikimin e sistemit te imuniteteve, kjo perben nje hap te rendesishem ne drejtimin e duhur. Ne duam t'i pergezojme palet qe kane gjetur konsensusin per projektin e imuniteteve. Ky eshte nje zhvillim i rendesishem qe duhet te ndiqet me perfundimin ne kohen e duhur te te gjithe procesit. Nisma duhet te perfundoje sa me shpejt te jete e mundur", - tha dje Ambasadori i BE-se, Etore Sequi.
Diplomati i BE-se, apel per realizimin e reformave te lena pezull
Eshte realizuar zgjedhja e Avokatit te Popullit me konsensus. Ndjekja e rekomandimeve te tij per paraburgimin eshte permiresuar;
Pergezoj mazhorancen dhe opoziten per zbatimin e mire te marreveshjes se nentorit 2011, duke perfshire ketu ne vecanti realizimin e Reformes Zgjedhore;
Jane votuar nismat ligjore qe kerkonin shumice te cilesuar te votave. Me dialogun politik eshte ecur para;
Miratimi i Kodit te ri Zgjedhor, ishte shume i rendesishem, pasi kjo u be me nje proces konsensual. Premton per te ardhmen, por ne duhet te shohim zbatimin e tij.
Megjithate, ndryshimet ne rregulloren e Kuvendit, duhet te miratohen ende. Presim te shohim reformen.
Per sa i perket reformes ne administraten publike, ne mendojme se miratimi i ligjit per Gjykaten Administrative, eshte nje zhvillim pozitiv.
Pame edhe votimin e ligjit per Konferencen Gjyqesore, dhe ne e mirepresim. Por ligji per Gjykaten e Larte eshte ende i pa miratuar.
Sistemi i imuniteteve ende ka nevoje per ndryshim. Po ashtu duhet zhvilluar me tej, nje bilanc i hetimeve dhe denimeve, per ceshtjet e korrupsionit.
Kemi pare qe ka pasur ecuri per luften kunder krimit te organizuar. Por kerkohet nje bilanc me i mire i ketyre ceshtjeve.
Per ceshtjen e pronave dhe te drejtat e njeriut, eshte bere nje strategji per pronen, por duhen konsultime te metejshme qe te kete vijueshmeri.
Per te drejtat e njeriut, ne kemi vene re zhvillime pozitive per te drejtat e grave, komunitetit, LGBT. Duhen me shume perpjekje per perfshirjen e komunitetit rom.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
|
|
 |
 |
Lexime Mujore |
|
- Vrasja per pazaret e droges, pranga Rucit
- Kanibali tenton te shperfytyroje ish-gruan
- Dokle: Veliaj dhe G99 na thyen xhamat e PS, ne i hapem deren
- Kombetarja grumbullohet ne Zvicer, pret miqesore me Turqine
- Musaraj: Shqiperia ne NATO, jo me per mbrojtje, por per paqe e siguri
- Fullani: Ekonomia, me rritje afatgjate dhe te qendrueshme
- Berisha: Bllokimi i statusit, gabimi historik i Rames
- Hetimi ndaj Rames, raporti brenda 20 majit
- Bumci: Marreveshja e Ohrit, kyc per integrimin ne BE
- Rama: Me shkulni veshin nese gaboj
- Basha: Nuk perfshihemi ne konfliktet politike
- OSBE, kerkese opozites: Plotesoni vendet ne KQZ
|
 |
Me te komentuarat |
|
|
|
|