 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
|
 |
Rama: Nė zgjedhje, koalicion me Topin dhe Spahiun
E Shtune, 28 Korrik 2012
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, deklaron se ne zgjedhjet e ardhshme, ndryshe nga ato te vitit 2009, do te jete kandidat per deputet. Kreu i PS-se komenton dhe levizjen e ish-kryetarit Fatos Nano. Sipas tij, ne PS nuk ka vend ler levizje percarese, ndersa thekson se Nano eshte nje kapitull i mbyllur dhe selia roze nuk ka kohe per nostalgji. Ne intervisten dhene gazetarit Alfred Peza ne "Vizion Plus", Rama komenton dhe qendrimin e PS per imunitetin. Ai shprehet e me 6 gusht deputetet e PS do te jene ne Kuvend, por nuk do te votojne. Lidhur me ndryshimet e tjera ne Kushtetute, Rama shton se Prokurori i Pergjithshem duhet te zgjidhet me 84 vota, pasi presidentit tashme zgjidhet me 71.
Keni dicka per te korrigjuar nga nje deklarate qe keni bere ne momentin qe u zgjodh Bamir Topi, qe i thate: T'i vije turp?
Une e dhashe vleresimin tim. Por, e kam thene dhe ne raste te tjera per te tjera konteste dhe per te tjere njerez qe deklaratat politike kane vleren e momentit, ne te cilin behen dhe sot une nuk kam asnje arsye per t'u ndjere keq per asnje deklarate qe kam bere per sa kohe jam ne krye te Partise Socialiste, as per Bamir Topin.
Por, ne fakt, pertej fjalimit, pertej inaugurimit dhe pertej dites se pare, cfare prisni ju ne fakt nga Presidenti Nishani ne mandatin e tij 5-vjecar?
Per te qene korrekt, nuk me takon mua te them sot se ku mendoj une qe do te gaboje Presidenti i zgjedhur ne menyre te njeanshme, por na takon te presim qe ai te gaboje per te thene se gaboi. Keshtu qe, me e mira qe mund te them sot eshte se nuk pres asgje. Por sigurisht pastaj, po te ishte se cfare do te uroja, uroj qe ne rastin me te keq te mos beje gabimet qe nuk beri Bamir Topi duke refuzuar qe te haje pershesh te gatuar nga partia e vet, pra te mos haje persheshin e partise se tij ne zyren ku sapo hyri. Ky do te ishte nje kontribut per t'u cmuar ne rastin me te keq.
Ke konsideroni proven e pare te madhe te zjarrit te Presidentit te ri? Shume e lidhin me Prokurorin e Pergjithshem ne fakt.
Sigurisht qe ketu jemi ne nje moment kur jane praktikisht te ravizuar te gjitha konturet e nje partie ne shtet dhe me zgjedhjen e njeanshme te Presidentit eshte hedhur hapi i madh drejt venies nen kontroll te Prokurorise se Pergjithshme, te Sherbimit Informativ dhe pa dyshim drejt permbylljes se nje procesi venieje nen kontroll te gjykatave me te larta te vendit. Une nuk pres asgje, e perseris. Per te mos thene qe pres zhvillime negative. Por, le t'ia leme kohes ta vertetoje dhe do te isha i pari qe do isha shume i kenaqur qe sot do te isha gabim.
A mos ndihmuat edhe ju pak si opozite me ndryshimet Kushtetuese qe te vinte kjo dite ku po merren trajtat dhe tiparet referuar asaj qe thate ju, partise shtet?
Kam folur per ndryshimet Kushtetuese dhe dua ta ritheksoj qe ne nuk gabuam pse u adresuam tek Kushtetuta te vendeve te medha demokratike, te vendeve qe sot rrezatojne demokratikisht ne Bashkimin Europian per te ndryshuar Kushtetuten tone dhe posacerisht edhe ne kete pike te vecante. Por, gabuam duke rendur me shpejt se sa kohe qe nuk kishte ardhur ende per te bere ndryshimet qe beme sic po e tregon edhe vete menyra se si po zhvillohen gjerat. Megjithate, e perseris qe ka ende kohe per te vleresuar te gjitha ndryshimet Kushtetuese ne teresine e tyre.
Meqe jemi tek ndryshimet Kushtetuese, jane ne proces, jane ne diskutim ndryshime te fresketa, te reja, qe ende nuk kane ndodhur, nje prej te cileve lidhet me ceshtjen e heqjes se imunitetit. A do ta hiqni me ne fund imunitetin apo jo?
Ju falenderoj per kete pyetje sepse eshte nje mundesi per t'u shpjeguar ndoshta pak me gjere me publikun. Por tanime qe flasim per ne ceshtja e nenit qe ka te beje me kufizimin e imunitetit eshte i mbyllur. Eshte bere nje pune e lavderueshme nga ana e Komisionit tone te Ligjeve dhe nga relatori Pandeli Majko. Eshte arritur ne nje pozicion te perbashket mbi variantin e ofruar nga ne dhe eshte miratuar ne parim dhe nen per nen i gjithe ndryshimi qe ka te beje me imunitetin. Kjo eshte ceshtje e mbyllur.
Do ta votoni me 6 gusht, apo jo?
Me 6 gusht ne nuk do te votojme. Kjo nuk ka te beje me ndryshim qendrimi lidhur me ndryshimin tanime te realizuar per sa i perket imunitetit, por ka te beje me nje qendrim te qarte, publik dhe besoj koherent ne raport me Kushtetuten dhe me qytetaret per domosdoshmerine qe ndryshimet Kushtetuese te behen si nje proces i cili mbyllet vetem kur jane diskutuar te gjitha propozimet. Kemi pasur dy propozime per imunitetin, nje propozim i PS dhe nje propozim i PD. Kemi rene dakord me ne fund per propozimin e PS, qe prej vitesh ka qene i qarte: Duhet bere ndryshim Kushtetues dhe duhet bere ne kete forme. Me ne fund erdhen ne pozicionin tone. Tani kemi edhe nje sere propozimesh te tjera qe presin te kalojne ne siten e nje diskutimi te hapur, transparent dhe me te gjithe ata qe kane dicka per te thene drejtperdrejt lidhur me Kushtetuten, ekspertize vendase, ekspertize nderkombetare, institucione te drejtesise dhe pastaj do te vijme tek votimi i te gjithe ketyre propozimeve te marra se bashku.
Nga propozimet tuaja, pervec imunitetit, vecohen ato qe lidhen me menyren e zgjedhjes se Prokurorit te ri te Pergjithshem, propozohet me 84 vota. Propozohen anetaret e Gjykates se Larte dhe te Gjykates Kushtetuese, serish me 84 vota. A con kjo ne krize?
Pikerisht se pranuam qe Presidenti te mund te zgjidhet dhe me nje shumice te thjeshte ne fund te procesit per te shmangur nje krize qe con ne zgjedhje dhe pastaj prape ne zgjedhje. Nuk kemi pse te mos pranojme qe ate cka e garantonte deri dje Presidenti i zgjedhur me 3/5 duhet tani ta garantojne 3/5 e parlamentit per te votuar propozimet e Presidentit. Besoj qe kjo do te ishte nje reforme strukturale e qenesishme e cila pa asnje dyshim do te na vendoste ne nje drite shume pozitive ne vigjiljen e provimit te vjeshtes ne Bruksel.
Shume thone se vitin tjeter dhe keni deklaruar qe do te vini ne pushtet. A nuk do te ishte mire edhe per ju qe t'i zgjidhni ju anetaret e Gjykates Kushtetuese, Gjykates se Larte dhe Prokurorin e Pergjithshem?
Ketu ndryshojme ne nga pala tjeter. Ne nuk duam te vijme ne qeveri per te kapur shtetin. Ne duam te qeverisim Shqiperine per te ndertuar nje shtet te te gjithe shqiptareve dhe per te ndertuar nje shtet ku pushtet kushtetuese te jene ndare jo vetem ne leter, por te funksionojne si te tilla dhe ku institucionet te mos jene nen kontrollin e partise apo koalicionit te partive qe qeverisin ne ate periudhe kohe.
Ju thate qe i gjithe meraku juaj eshte qe ne vjeshte te kapim kohen per ceshtjen e marrjes se statusit te vendit kandidat nga ana e Shqiperise. A nuk do te ishte ne ndihme te ketij procesi votimi me 6 gusht i ndryshimeve te arritura deri tani dhe mos pengimi ne shtator pastaj?
Absolutisht, 6 gushti nuk perben asgje tjeter, pervecse nje date te vendosur ne menyre arbitrare nga njera pale.
Edhe ju keni qene ne Konferencen e Kryetareve...
Kemi qene kunder dates 6 gusht.
Pra, ndryshimet qe ju propozoni jane garanci qe kjo gje te mos ndodhe?
Ne besojme se kjo eshte nje reforme e domosdoshme dhe ne do te bejme gjithcka per ta bere te mundur kete reforme.
Ne daten 6 gusht, grupi juaj parlamentar do te jete ne seance?
Ne, pa asnje diskutim nuk do te leme asnje rast pa vazhduar te ndaj me publikun vizionin dhe pikepamjet tona per kete proces ndryshimesh Kushtetuese, i cili duhet te jete nje proces me nje fillim dhe me nje fund. Fillimi eshte diskutimi tanime i perfunduar per imunitetin dhe fundi eshte kryerja e te gjithe procesit te diskutimit per te gjitha ndryshimet e propozuara. Dhe pastaj, procesi permbyllet me nje votim per secilin prej ndryshimeve te propozuara.
Nese ndryshimet Kushtetuese nuk bihet dakord qe te ndodhin, ju do ta votoni heqjen e imunitetit?
Ne do ta votojme per cdo ndryshim qe ne do te kemi bindjen se duhet votuar pro. Ne kemi bindjen qe te gjitha ndryshimet e propozuara prej nesh nga imuniteti deri tek ndryshimi i fundit duhen votuar pro. Ketu nuk do te vendosim nje barrikade per te thene "O te gjitha, o asnje", por do te votojme pro per secilen nga ndryshimet qe ne kemi propozuar.
Pra, do te votoni pro edhe per heqjen e imunitetit pavaresisht nese behen ose jo ndryshimet Kushtetuese?
Per heqjen e imunitetit do te votojme, sepse eshte varianti yne qe eshte pranuar. Urojme qe pala tjeter te pranoje edhe propozimet e tjera. Por, nderkohe, publiku duhet te ndjeke kete debat per te pare se ne fakt ketu kemi nje ballafaqim dy vizionesh krejt te ndryshme per shtetin dhe krejt te ndryshme per te nesermen e ketij vendi. Kemi nga njera ane vizionin tanime te misheruar ne nje shtet, i cili jo vetem po merr te gjitha konturet e nje partie, por po shfaq dhe simptomat e nje shteti policor me pergjimin e opozites, madje edhe te diplomateve te huaj, ne nje njesi ilegale pergjimi ne Ministrine e Mbrojtjes...
Zoti Rama, ju folet me shume optimizem per sezonin e ri, per PS-ne, per komptaktesimin e etj. Por, zoti Nano ka deklaruar se ka themeluar nje levizje qe do t'i jape fryme, qe do t'i jape jetes ne funksion te 2013. E shikoni si shqetesim?
Jemi nje vend demokrat, ka hapesire per te gjitha idete per levizje te reja, por nuk ka vend per asnje levizje te cfaredolloj natyre tjeter pervec levizjes qe tanime ka filluar dhe qe eshte organizuar si nje levizje kompakte e forces sone politike brenda PS.
Po si do t'u pergjigjeni atyre zerave qe bashkepunoni me Milon, bashkepunimi me Ngjelen, bashkepunoni apo uluni ne tryeze dhe me Berishen, por nuk bashkepunoni dot me Nanon?
Bashkepunimi me Milon, Ngjelen, Gjinushin, Petro Kocin, me Kurt Kolen dhe te gjithe te tjeret me radhe eshte bashkepunim me aleat opozitare te cilet perfaqesojne segmente te opozites politike sot ne Shqiperi. Nderkohe qe ne PS as nuk ka vend dhe as nuk do te lihet vend per asnje lloj levizje me cfaredolloj justifikimi qe cenon milimetrikisht kohezionin dhe rrugen tone te perbashket e cila eshte nje rruge e qarte kur te gjithe jane te ftuar te japin kontributin e tyre, po kur askush s'mund te lejohet dhe s'do te lejohet qe te pengoje shkuarjen perpara te te gjithe forces politike kompakte drejt fitores se zgjedhjeve te ardhshme ne bashkepunim me te gjitha partite dhe te gjitha levizjet qe jane krijuar dhe qe mund te krijohen, dhe qe jane te mirepritura ne nje koalicion te madh opozitar.
Pra, mireprisni edhe Nanon?
Cdolloj investimi ne frontin opozitar qe synon te jape kontribut ne funksion te rrezimit te ketij regjimi qe nuk mund dot te tolerohet dhe te nje fitoreje te opozites, pa dyshim qe ka vendin e vet dhe nuk jemi ne qe e percakton se sa vend ka, por eshte vota e popullit shqiptar. Nderkohe qe e perseris, asnje levizje percarese brenda PS-se nuk do te gjeje as kohe dhe as vend ne PS.
Dakord, por si do t'ju thoni atyre qe akoma kane jo vetem nostalgji per ish kryetarin, por ndoshta dhe nje lloj simpatie, qe pse s'e mbeshtet per President, pse s'i dhate votat dhe a ka pasur ndonje marreveshje paraprake me ju qe s'u moret vesh?
Ky eshte nje kapitull i mbyllur. Sqarimet jane dhene te plota dhe une besoj qe sot PS s'ka as kohe dhe as arsye t'u referohet nostalgjive, por duhet te shfrytezoje cdo sekonde per fitoren e zgjedhjeve te ardhshme duke pare nga e ardhmja dhe jo nga e shkuara.
Kush eshte gjykimi juaj sot per Ilir Meten dhe a do te vazhdoni te joshni LSI-ne per nje koalicion parazgjedhor per 2013?
Gjykimi im per te ne raport me procesin eshte se e nisi mire, e mbaroi si mos me keq. Aq mundi, aq deshi apo cfare, kjo eshte nje ceshtje qe nuk me takon fare mua te humbas kohe per ta analizuar. Por, per sa i perket LSI-se qendrimi yne eshte i qarte dhe transparent prej kohesh. LSI eshte pjese e koalicionit qeverises dhe per sa kohe do te jete nen koalicionin qeverises do te jemi perballe dhe do ta mundim bashke me koalicionin qeverises permes nje koalicioni qe do ta ndertojme me te gjithe forcat dhe qe individet qe jane ne opozite dhe qe kerkojne nje ndryshim rrenjesor duke filluar nga rrezimi me vote popullore i ketij koalicioni te kthyer ne regjim.
Nese LSI-ja ne 2013 do te zgjedhe te jete me PD-ne ne koalicion zgjedhor. Pas zgjedhjeve nese matematika do te kerkoje...
Nuk do te kemi nevoje per asgje te kesaj natyre. Zgjedhjet do t'i fitojme me koalicionin qe do te ndertojme me qender graviteti Partine Socialiste te Shqiperise.
Zoti Majko eshte shprehur per nje bashkepunim te mundshem midis PS dhe FRD te Bamir Topit dhe Aleances KuqeZi te Kreshnik Spahiu. Ju ne fakt i keni quajtur dy PD te reja. A do i ftoni dhe keto dy parti ne koalicion?
Eshte e vertete qe Pandi ka bere nje ftese publike duke logjikuar se opozitat duhet te behen front ne kushtet kur realisht kur kemi konturimin e nje shteti parti me simptomat e nje shteti policor dhe me nje qasje te qarte per te kontrolluar cdo qelize te shtetit ne funksionon te pushtetit. Dhe me kete logjike ka apeluar ndaj AK-se dhe FRD-se. Ne jemi te hapur. Por, une mbetem i mendimit qe ato jane parti te djathta, apelojne drejt nje elektorati te djathte dhe nga ana tjeter dua ta bej te qarte se koalicioni yne ka gravitet programin tone.
Ju thate qe treni opozitar kete radhe do te jete me i madh se 2009...
Eshte e vertete.
Qe do te thote se prisni te merrni edhe nga aleatet e qeverise...
Ne rast se me thoni sot qe me thuaj konkretisht ku eshte surpriza. Nuk eshte se ka dicka te fshehte. Por une besoj qe po, sepse besoj qe dinamika e ketij viti do te jete e tille qe do te kualizoje shume energji ne frontin per nje ndryshim rrenjesor duke filluar nga vota per largimin e kesaj flame qe nuk mund te quhet me qeveria e Republikes se Shqiperise.
Keni pasur nje problem me kryetarin e FRESSH-it eshte tejkaluar? Cfare ndodhi ne thelb?
Keto jane probleme qe s'jane probleme. Jane thjesht sterzmadhime ne mediat jo dashamirese pergjithesisht qe pastaj reflektohen per inerci dhe media te tjera, ceshtjesh te karakterit organizativ qe nje familje e madhe politike i ka perdite.
Po flisnim per nje tren. Per njerez ne kuptimin figurativ, per shume vagone mundesisht, per njerez qe hyjne dhe zbresin neper vagonet perkates, por qe edhe te tjere, nje pjese e madhe, sic thate ju, do ta vazhdoje kete votim. Timonieri, trenisti, ku do te kandidoje? Do te kandidoje kete radhe dhe a do te jete i pari i listes diku?
Nuk kam asnje arsye qe te mendoj per vendin ne liste, jo se jam kryetari i partise, por se nuk mendoj qe numrat ne liste jane renditje sipas vleres. Per me teper po te shikoni eksperiencat e vendeve qe kane procese zgjedhjesh me lista rajonale vendosin ne fillim edhe njerez krejt te ri per arsye te ndryshme. Por, sigurisht qe do te jem nje nga kandidatet patjeter si te gjithe te tjeret.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
|
|
 |
 |
Lexime Mujore |
|
- Vrasja per pazaret e droges, pranga Rucit
- Kanibali tenton te shperfytyroje ish-gruan
- Dokle: Veliaj dhe G99 na thyen xhamat e PS, ne i hapem deren
- Kombetarja grumbullohet ne Zvicer, pret miqesore me Turqine
- Musaraj: Shqiperia ne NATO, jo me per mbrojtje, por per paqe e siguri
- Hetimi ndaj Rames, raporti brenda 20 majit
- Fullani: Ekonomia, me rritje afatgjate dhe te qendrueshme
- Berisha: Bllokimi i statusit, gabimi historik i Rames
- Bumci: Marreveshja e Ohrit, kyc per integrimin ne BE
- Rama: Me shkulni veshin nese gaboj
- Basha: Nuk perfshihemi ne konfliktet politike
- OSBE, kerkese opozites: Plotesoni vendet ne KQZ
|
 |
Me te komentuarat |
|
|
|
|