PERIODIKE

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Dergo me email Dergo me email  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

PD: Rama te mos mbaje peng integrimin per imunitetet

Rozeta Rapushi
E Shtune, 28 Korrik 2012



Partia Demokratike i beri dje thirrje kreut socialist, Edi Rama, qe te ndjeke shembullin e deputeteve te majte sllovene, te cilet votuan heqjen e imunitetit dhe te votoje me 6 gusht heqjen e imunitetit. Ne emer te selise blu, zedhenesja Silvi Bardhi tha se Rama po tregon cdo dite e me shume se nuk e pranon barazine para ligjit. "Qytetaret shqiptare presin me padurim qe te zgjedhurit e tyre te votojne me 6 gusht per te shembur murin e korrupsionit duke faktuar keshtu, se ata kane guximin te ngrihen mbi interesat e atyre qe perdorin imunitetin per pasurim te pamerituar, per te pervetesuar pasurite publike, perdorin imunitetin per te fshehur pasurite e tyre te paligjshme, per te vjedhur nepermjet kontrabandes dhe fshehjes se taksave, per te vjele shuma marramendese, si ryshfete apo gjoba, qytetareve te thjeshte, per te drejta dhe sherbime qe atyre ua garanton ligji", - tha Bardhi ne emer te Partise Demokratike. Sipas saj, votimi nga ana e socialisteve i heqjes se imuniteteve qe ne fakt eshte drafti i kerkuar prej tyre, eshte nje hap per vendin drejt permbushjes me dinjitet te detyrimeve per marrjen e statusit te vendit kandidat. Ajo theksoi se shqiptaret ne Shqiperi dhe kudo ne bote presin prej te majteve, qe te votojne me 6 gusht per heqjen e imunitetit dhe te mos pranojne kurrsesi qe procesi i integrimit Europian i Shqiperise te mbahet peng nga nje klub miliarderesh qe per trafiqet e tyre kriminale, kontrabanden, tokat e pushtuara, pallatet pa leje, nuk pranojne kurre te heqin dore nga muri mbrojtes i imunitetit. "Partia Demokratike i ben thirrje z.Rama, te ngrihet mbi interesat e paligjshme te nje grupi te vogel miliarderesh ne krye te Partise Socialiste dhe te lejoje deputetet e Partise Socialiste te votojne me 6 gusht per shembjen e murit te korrupsionit, murit te zi qe shtyn cdo dite drejt mjerimit te varfrit e ketij vendi, qe thellon cdo dite pesimizmin dhe deshperimin dhe pret shpresat per punesim te te papuneve, qe pengon rritjen e merituar te pensioneve per te moshuarit tane dhe qe jo ne pak raste privon qytetaret nga nje vendim i drejte ne gjykatat tona", - beri thirrje zedhenesja e PD-se.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika
Lexime Mujore
Me te komentuarat