PERIODIKE

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Dergo me email Dergo me email  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

"Nuk e dija se pas deres gjendeshin bashkeshortet"


E Merkure, 01 Gusht 2012

Fier - Fyerjet e administratorit te pallatit kane sherbyer si nxitje per krimin tragjik te ndodhur ne Fier gjate fundjaves se kaluar. Oltion Toro ka rrefyer pas hekurave te salles se gjyqit rrethanat dhe shkaqet e krimit qe i mori jeten 60-vjecarit Nasi Memaj dhe u plagos bashkeshortja e tij Angjelina Memaj. Gjykata e Fierit ka lene me masen e sigurise "arrest ne burg" te dyshuarin 36-vjecar, i cili pasi eshte pyetur ne salle ka rrefyer edhe motivet. "Me shau dhe gjuajti me grusht nenen time. Madje sulmoi dhe familjaret e mi. Nuk durova dot me, mora armen automatike dhe i shkova ne shtepi. Kam qelluar me deren e mbyllur direkt dhe jo pasi kam pare administratorin. Nuk e dije sa kush ishte pas deres", ka deklaruar Toro i pyetur nga prokurori gjate mases se sigurise. Ai mohoi qe te kishte qellim vrasjen e administratorit, duke pranuar se mes tyre kishte konflikte per pagesen. Por Toro mohoi se shkak ishte pagesa. Ai kembenguli se ka qene sjellja e viktimes qe ka nxitur ngjarjen tragjike. Madje ne hetimet e para pas arrestimit, 36-vjecari ka pretenduar edhe fyerje te tilla si "fshatar" te perdorura nga viktima. "Pasi kam qelluar me automatik nuk mora vesh asgje se cfare ndodhi dhe u largova me vrap bashke me armen. Me tej kam mesuar ate qe ndodhi", ka vijuar rrefimin i dyshuari per krimin.

Toro ka shpjeguar se kishte pa paguar ashensorin 700 leke ne muaj per shkak se administratori kishte shuar 300 leke ne muaj. "Pagesa ishte bere 1 mije leke ne muaj dhe mesova se edhe familje te tjera nuk paguanin. Por sa here hipnim ne ashensor, degjonim dhe fyerje nga administratori. Ketu nuk durova me", ka shpjeguar i dyshuari. Gjithsesi deshmia e Toros bie ndesh me ate te te mbijetuares, e cila tha se 36-vjecari i ka dhunuar dhe me pas vrare bashkeshortin ne menyre te drejtperdrejte. Pasi ka degjuar deshmine ne sallen e gjyqit, prokurori i gatshem Genc Manaj kerkoi "arrest me burg", ndersa pasi degjoi avokatin Andon Beta, gjyqtari i ceshtjes la ne qeli te dyshuarin per "vrasje me dashje" dhe "armembajtje pa leje".

Krimi per pagesen e ashensorit, i dyshuari u kap tek hekurudha

Oltion Toro, 36 vjec, u arrestua nga policia mengjesin e 29 korrikut, ne periferi te qytetit te Fierit, afer stacionit te hekurudhes, pasi mengjesin e se shtunes ekzekutoi Nasi Memaj, administratori i pallatit ku ai banonte ne lagjen "Apolonia", ndersa plagosi bashkeshorten e ketij te fundit, Angjelina Memaj, 55 vjece. Shkak per ngjarjen e rende u be sherri per pagesen e ashensorit, duke degjeneruar ne perdorimin e armes se zjarrit nga Toro. E mbijetuara Memaj tha se Toro kishte kater muaj pa paguar sherbimin e ashensorit dhe pasi dhunoi bashkeshortin, i ka qelluar me arme. Gjykata e Fierit ka dhene dje masen e sigurise "arrest me burg" per 36-vjecarin Oltion Toro, i cili vrau me arme administratorin e pallatit ku banonte dhe plagosi bashkeshorten e tij.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika
Lexime Mujore
Me te komentuarat