Shperthimi ne loje plagos moter e vella
E Merkure, 01 Gusht 2012
Elbasan - Shperthimi i nje granate dyshohet se ka qene shkaku i plagosjes se dy femijeve moter e vella ne fshatin Labinot-Mal mengjesin e dites se djeshme. Te miturit, perkatesisht 13 dhe 15 vjec, i kane shpetuar per mrekulli shperthimit te mjetit me te cilin po luanin, pasi e gjeten ne germadhat prane baneses se tyre. Policia e Elbasanit beri me dije se Saimir dhe Florida Balla, 13 dhe 15 vjec, perfunduan ne spital me plage te shumta ne pjesen e fytyres, trupit dhe gjymtyreve. Gjate marrjes ne pyetje ata pretenduan se ishte nje bombol gazi e hedhur ne germadha shkaku i shperthimit, por grupi hetimor dyshon per nje mjet luftarak granate me te cilen femijet kane qene duke luajtur se bashku dhe ne pakujdesi ka shperthyer. Ne vendngjarje u nis nje grup specialistesh per te keqyrur vendin ku ndodhi incidenti dhe per te pyetur familjaret. Moter e vella u gjeten nga te afermit te plagosur rende dhe u nisen menjehere drejt spitalit. Bluzat e bardha vune ne dijeni policine, ndersa ne deshmine e pare te miturit thane se ishte bombol gazi. Gjithsesi, oficeret nuk i kane besuar deshmise se femijeve, pasi ishte e njejte me ate qe u dha edhe ne rastin e shperthimit te granates ne fshatin Simon te Mirdites pak dite me pare, ku u plagosen tre vellezer te mitur. Edhe ne kete rast u tha se ishte bombol gazi, por ekspertet konstatuan se ishte mjet luftarak i braktisur. Ekspertet kane keqyrur vendngjarjen ne Labinot-Mal dhe pritet qe nga ekspertiza balistike te dalin rezultatet per shkakun e shperthimit. Kurse gjendja e dy te plagosurve sipas mjekeve eshte jashte rrezikut per jeten. Vajza ka demtime me te medha ne pjesen e fytyres, kurse djali ne ato te gjymtyreve. Paraprakisht policia ben me dije se mjetin e kane gjetur prane baneses se tyre dhe ne momentin kur e kane marre ne duar, duke luajtur me te, ajo ka shperthyer. Nje ngjarje e njejte ka ndodhur dite me pare ne fshatin Simon te Mirdites, ku si pasoje e shperthimi te nje granate u plagosen tre vellezer te moshes 13, 10 dhe 6 vjec, po qe per fat te mire i shpetuan vdekjes.