PERIODIKE

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Dergo me email Dergo me email  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Zeqo terhiqet nga drejtimi i Skenderbeut, pas dy titujve kampione


E Merkure, 01 Gusht 2012

Presidenti i Skenderbeut, Agim Zeqo, ka vendosur te terhiqet nga drejtimi i klubit, pasi ishte financuesi kryesor ne dy vjet tek ekipi korcar, ku fitoi edhe dy tituj kampione. Pas sukseseve ne dy sezonet e fundit, me ekipin juglindor, Zeqo ka vendosur te largohet nga drejtimi per t'iu perkushtuar me teper biznesit te tij. Skenderbeu gjate dy edicioneve te fundit, nen drejtimin e Zeqos, u be skuadra me e suksesshme ne vend, duke konkurruar ne Champions, madje ishte shume prane nje arritje historike ne perballjet e ketij viti, ndaj Debrecenit te Hungarise.- "Pas dy vjetesh ne krye te Skenderbeut, vendosa te terhiqem nga ky post, per t'u perqendruar ne ceshtje biznesi," - theksoi ne nje deklarate per shtyp, Agim Zeqo, pas largimit, si president. -"Dua t'i falenderoj te gjithe per mbeshtetjen e madhe, sidomos tifozet, dhe tere qytetin e Korces, per mbeshtetjen dhe entuziazmin e treguar ne keto dy vjet. Pa mbeshtetjen e tyre nuk do te kishim arritur keto suksese. Por nuk mund te le pa falenderuar edhe stafin drejtues te Skenderbeut dhe te gjithe lojtaret e skuadres. Skenderbeu ka lojtaret me te mire ne vend, qe jane edhe familjare te shkelqyer dhe me te cilet do te vazhdoje te kete suksese. Falenderoj edhe median per vemendjen e treguar", - theksoi presidenti Agim Zeqo. Pasi vendosi te largohet si financuesi kryesor pas dy vjetesh ne skuadren juglindore, Zeqo beson se Skenderbeu do te vazhdoje te mbetet ne eliten e futbollit. - "Jam i sigurt se Skenderbeu ne keto dy vite ka fituar shume pervoje dhe do te vazhdoje te mbetet ne eliten e futbollit", - thuhej ne deklaraten e presidentit te Skenderbeut, Agim Zeqo. Nderkaq, pritet qe gjate dites se sotme te prezantohet skuadra e sezonit te ri futbollistik. Drejtuesit e klubit njoftojne se donatore te tjere jane afruar dhe do te financojne ekipin ne vazhdim. Por pas largimit te Zeqos, nuk konfirmohet nese do te qendrojne lojtaret, pasi nuk mund te garantohen rrogat qe akordoheshin gjate "mbreterimit" te Zeqos. Ardian Takaj mesohet se do te jete pasuesi i Zeqos, ne krye te klubit, ndersa pritet qe rrogat te ulen me 30 per qind, dhe nese nuk fitojne titullin ata do te marrin gati gjysmen e rroges se sezonit te kaluar. Edhe pas largimit te Zeqos si president, Skenderbeu nuk ka hequr dore nga merkatoja. Mesohet se drejtuesit e klubit jane takuar gjate dites se djeshme me sulmuesin Pero Pejic, te cilin e deshirojne ne prezantimin e dites se sotme te skuadres. Edhe lojtaret e tjere jane ne bisedime per rinovimin e kontratave me drejtuesit e rinj te klubit.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika
Lexime Mujore
Me te komentuarat