Bonuse mjekeve, Hana: Deri ne nje page shtese
Sonila Isaku
E Merkure, 01 Gusht 2012
Bluzat e bardha dhe personeli ndihmes i 414 qendrave shendetesore ne te gjithe vendin do te perfitojne deri ne nje page shtese, kjo per shkak te performances ne pune dhe plotesimit te bonuseve te percaktuar me heret. Instituti i Sigurimeve dhe Kujdesit Shendetesor, vendosi t'u jape kete pagese shtese, pasi jane realizuar me shume vizita dhe per pasoje institucionet kane perfituar me shume te ardhura. Drejtoresha Elvana Hana thote se keto qendrat shendetesore kane arritur te terheqin rreth 22 milione leke me shume si rezultat i rritjes se numrit te vizitave. Ndersa si rezultat i plotesimit te indikatoreve te bonusit, sipas saj, kane terhequr dhe 70 milione leke me shume. "Mbeshtetur ne realizimin e treguesve per 6-mujorin e pare te vitit 2012, rezulton se 414 qendrat shendetesore te kujdesit shendetesor paresor te perfitojne deri ne nje page tjeter, kundrejt realizimit te treguesve te performances dhe cilesise. Numri i planifikuar i vizitave nga mjeket e pergjithshem e te familjes ne shkalle Republike per gjashtemujorin, eshte realizuar rreth 91.6 per qind, ndersa treguesi i cilesise apo bonusi eshte realizuar rreth 58 per qind", - ka theksuar Hana. Sipas saj, nga ky bonus perfitojne rreth 9300 punonjes me nje fond rreth 320 milione leke. "Kemi nje rritje te grupit te indikatoreve te grupit te indikatoreve te bonusit, te cilet kane arritur masen 58 per qind, duke shenuar nje rritje, indikator te vecante si ndjekja e te semureve me hipertension, me rreth 9 per qind, apo ndjekja e femijeve 0-1 vjec nga ana e mjekut te familjes, me rreth 4 per qind", - tha Elvana Hana, Drejtoreshe e ISKSH. Nga ky bonus do te perfitojne me shume punonjesit e Qendrave Shendetesore te rajoneve te Tiranes, Vlores, Dibres, Korces, Elbasanit, Beratit, Shkodres, Gjirokastres, pasi kane realizuar me mire se te tjeret treguesit e cilesise se performances. Te dhenat tregojne se jane rreth 2000 mjeke familje dhe specialiste qe perfitojne pagesat, 6600 infermiere dhe 750 punonjes te tjere (sanitare, shofere, ekonomiste). Fondet per perballimin e pagesave shtese jane transferuar tashme ne llogarite bankare te Qendrave Shendetesore, te cilat duhet te veprojne menjehere per shperndarjen e tyre. Ky eshte viti i peste, qe mjeket dhe infermieret e sherbimit paresor perfitojne pagese shtese ne baze te cilesise se sherbimit qe u ofrojne pacienteve. Kjo menyre pagese perllogaritet sipas nje skeme dhe me konkretisht, menyra e re e financimit te qendrave shendetesore eshte: pagesa fikse mujore - 80% e buxhetit te qendres shendetesore, pagesa mujore bazuar ne aktivitetin e mjekeve (numri i vizitave) 10% e buxhetit te qendres shendetesore, pagesa bonus tremujore 10% e buxhetit te qendres shendetesore dhe financohet bazuar ne realizimin e treguesve te cilesise se sherbimit te percaktuara ne kontrate. Sipas ISKSH-se, vlen per t'u permendur qe te gjithe indikatoret per matjen e bonusit llogariten ne menyre elektronike nga sistemi i informacionit shendetesor. Kjo rritje e pageses per bonus ka bere qe personeli shendetesor te jete me i motivuar per realizimin e treguesve ne nivel me te larte. Ne kete menyre ofrohet nje sherbim me cilesor ndaj komunitetit ne kujdesin shendetesor paresor.