PERIODIKE

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Dergo me email Dergo me email  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Berisha: Heqja e imunitetit rrit transparencen

Eva Gjura
E Merkure, 01 Gusht 2012

Heqja e imunitetit per gjyqtaret do te shtoje transparencen dhe besimin e publikut ndaj sistemit te drejtesise. Keshtu eshte shprehur dje Kryeministri Berisha gjate fjales se tij ne ceremonine e perurimit te portalit on-line te gjykatave. "Ne duhet te ndihemi krenare me kerkesen tone per te kufizuar apo hequr imunitetin, sepse kjo do te na beje ne me transparente, kjo do te na beje ne me te barabarte para ligjit me qytetaret tane", - eshte shprehur Kryeministri. Sipas kreut te mazhorances, miratimi i ketij drafti i ben te gjithe te barabarte para ligjit, pavaresisht se funksioni i cdo zyrtari eshte mbrojtur dhe do te mbrohet. Berisha eshte shprehur me tej se eshte fatkeqesi e madhe ne rast se pushteti perdoret per pasurime te paligjshme dhe imuniteti, kufizimi dhe heqja e tij, nuk synon asgje tjeter vecse parandalimin, qendrimin ligjor ndaj te gjitha rasteve qe pushteti perdoret per favore per pasurim te paligjshme. "Jam i bindur se kjo do te perbeje nje zhvillim shume pozitiv per legjislacionin shqiptar, per drejtuesit e institucioneve shqiptare, por jam i bindur se kjo perben nje zhvillim shume pozitiv per cdo gjykates dhe gjykatese te ketij vendi dhe do te rrise ne menyre te ndjeshme pergjegjshmerine e tij, respektin e qytetareve ndaj tij", - u shpreh Berisha. Gjate ketij takimi, Berisha eshte ndalur edhe tek rendesia e miratimit qe ka ligji per Gjykaten e Larte. Kreu i qeverise ka theksuar faktin se ai i ka kerkuar ministrit te Drejtesise qe te amendohet neni qe flet per proporcionin rroges se gjyqtareve me rrogen e kryegjykatesve te vendit, pasi ne politiken e kesaj qeverie eshte ngushtimi i diferencave te rrogave. Kryeministri ka vleresuar sistemin e dixhitalizimit te gjykatave te vendit, te proceseve te ketyre gjykatave, e cila shenon nje hap te jashtezakonshem e cilesor ne drejtim te vendosjes se transparences ne te gjithe veprimtarine e trupave tona gjykuese ne mbare vendin. Shefi i qeverise ka deklaruar se ky sistem ka nje rendesi te madhe, se pari, per shoqerine shqiptare, sepse ky sistem nenkupton qytetari ne gjykata, publikimi ne gjykate, nenkupton realizmin e se drejtes se cdo qytetari per t'u njohur ne cdo qelize se veprimtarise se tyre. Ne kete kuptim, tha Berisha, eshte nje hap i madh i ketij pushteti themelor, per lirite dhe te drejtat e qytetareve, pra eshte nje hap i madh drejt qytetarit. Berisha ka theksuar se kjo eshte nje arritje e madhe per vendin tone, sepse leshon rrezet e diellit ne cdo labirint te veprimtarise se gjyqesorit. Gjithashtu, tha Berisha, ky sistem i jep mundesi prodhimit te statistikave me te rendesishme, te cilat duhet te jene nje shtylle themelore ne promovimin tuaj. Jam i bindur, - shtoi ai - se, Keshilli i Larte i Drejtesise do te kete ne kete sistem, nje sistem ndihme shume te madhe per te vleresuar ne procesin e promovimit mbi bazen e merites, secilin gjykatese apo gjykates te vendit.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika
Lexime Mujore
Me te komentuarat