 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
|
 |
Hodhi foshnjen nga dritarja, "arrest me burg" per babane
E Enjte, 02 Gusht 2012
Klodiana Kotorri
"Arrest me burg" per 29-vjecarin qe flaku foshnjen tre ditesh nga dritarja e katit te katert te maternitetit "Koco Glozheni" ne Tirane. Hysen Biba u paraqit diten e djeshme ne Gjykaten e Tiranes per t'u njohur me masen e sigurise. Trupi gjykues vendosi masen e sigurise "arrest me burg" per 29-vjecarin, ndaj te cilit rendon akuza e "vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese ndaj te miturit". Seanca u zhvillua me dyer te mbyllura, ndersa mesohet se prokurori i kerkoi gjyqtarit Ilir Celiku masen e "arrestit me burg" duke shpjeguar dhe rrethanat e krimit te zbardhura nga hetimet e kryera. Prokurori deklaroi se Hysen Biba e hodhi foshnjen nga dritarja e katit te katert ne momentin qe kishte shkuar per te vizituar bashkeshorten ne maternitet. Ai e ka hedhur foshnjen tre ditesh sapo e ka marre ne krahe. Para trupit gjykues i pandehuri ka deklaruar vetem gjeneralitetet e tij. Avokati mbrojtes, Gezim Allaraj, i kerkoi gjykates te kryhet hetim mbi gjendjen mendore te Hysen Bibes, qe, sipas tij, po kurohej prej kohesh nga crregullimet mendore. Pasi ka degjuar akuzen dhe palen mbrojtese, trupi gjykues vendosi te lere ne burg babane vrases. Nderkohe qe pas seances, avokati mbrojtes i 29-vjecarit deklaroi para mediave se Hysen Biba mjekohej me pare per crregullim mendor. "Kam siguruar disa dokumente zyrtare, te cilet tregojne se Hysen Biba para ngjarjes ishte duke u mjekuar, per shkak se kishte kaluar edhe me perpara dhe ne momentin e ngjarjes, disa turbullira te forta psikike qe kane bere te mundur moskontrollimin e veprimeve te tij dhe, sic ka rezultuar, ka ardhur edhe pasoja e padeshirueshme", - u shpreh avokati, Gezim Allaraj. Ne seancen gjyqesore kane marre pjese edhe familjare te 29-vjecarit. Daja i tij, Mehmet Toshi, deklaroi jashte gjykates se nipi i tij me date 10 korrik kishte dhunuar te emen, ndaj familjaret i kishin kerkuar spitalit psikiatrik qe ta kuronte. Ngjarja per te cilen akuzohet Hysen Biba ndodhi mbremjen e se henes ne maternitetin "Koco Gliozheni" ne Tirane kur ai hodhi foshnjen e tij trediteshe nga dritarja e katit te katert. Foshnja i seksit mashkull nderroi jete vetem 10 minuta me pas per shkak te plageve te shumta ne koke dhe trup. Biba deshmoi para oficereve te policise kriminale se hodhi foshnjen pasi konstatoi se nuk i ngjante, duke dyshuar keshtu se djali nuk ishte i tij. Hysen Biba u arrestua nga policia dy ore pas ngjarjes.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Zbulohet baza e falsifikimit te lekeve
- Xhelozia, burri plagos 45-vjecaren pas sherrit
- Hidhet ne ere me tritol fuoristrada, mister autoret
- Zjarr ne nje fidanishte ne autostraden Tirane-Vore
- U shkulte vareset grave nga qafa, kapet dhe me hashash
- Makina ne humnere, vdes pasagjeri
- Kapet ne arrati grabitesi i kerkuar
- Fortunal ne port, pezullohen lundrimet
- Vrasja per nje femer ne Durres, ne pranga i dyshuari i dyte
- Shkrumbohet nga flaket e zjarrit lokali ne ish-Bllok
- Dehet dhe dhunon 4 familjare, 33-vjecari : Ju nuk me doni
- Fabrika e tullave kthehet si baze droge
- Borxhi, flijohet pas telefonates me gruan, tregtari ambulant
- Vidhnin banesat qe merrnin me qira, kapen
- Atentat ne prite, plagoset kreu i PD-se
|
 |
 |
Lexime Mujore |
|
- Vrasja per pazaret e droges, pranga Rucit
- Kanibali tenton te shperfytyroje ish-gruan
- Dokle: Veliaj dhe G99 na thyen xhamat e PS, ne i hapem deren
- Kombetarja grumbullohet ne Zvicer, pret miqesore me Turqine
- Musaraj: Shqiperia ne NATO, jo me per mbrojtje, por per paqe e siguri
- Fullani: Ekonomia, me rritje afatgjate dhe te qendrueshme
- Hetimi ndaj Rames, raporti brenda 20 majit
- Berisha: Bllokimi i statusit, gabimi historik i Rames
- Bumci: Marreveshja e Ohrit, kyc per integrimin ne BE
- Rama: Me shkulni veshin nese gaboj
- Basha: Nuk perfshihemi ne konfliktet politike
- OSBE, kerkese opozites: Plotesoni vendet ne KQZ
|
 |
Me te komentuarat |
|
|
|
|