PERIODIKE

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Dergo me email Dergo me email  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Violinisti Olen Cezari, tur koncertesh neper Shqiperi


E Enjte, 02 Gusht 2012

Violinisti Olen Cezari e ka nisur nga kryeqyteti turin e tij ne sheshet e Shqiperise, ku permes interpretimit te tij do te sjelle kenge te krijuara ne vende te ndryshme te botes, duke sjelle keshtu copeza nga kultura te ndryshme. "Jam shume i lumtur qe m'u dha rasti te zhvilloj kete tur neper sheshet e Shqiperise, cka e prisja prej vitesh. Kerkova qe ta zhvilloja kete tur neper sheshe, sepse aty njerezit e thjeshte kane mundesi te jetojne spektaklin e ta shijojne pa menduar sa kushton bileta ne Teatrin e Operes apo diku tjeter", - tha Cezari ne konferencen per shtyp qe prezantoi programin e tij me tinguj qe nga kalinka ruse, tek sambat braziliane, deri te burimet e Permetit. Kjo eshte hera e pare qe nje artist shqiptar i njohur ne bote zhvillon performancen e tij ne sheshe te hapura, falas, per publikun e gjere. "Kisha kohe qe e prisja momentin qe te luaja per njerezit e thjeshte, per te gjithe ata qe nuk duhet te mendojne per cmimin e biletes", - tha ai. Turi nisi mbremjen e djeshme ne nje nga rruget e Bllokut ne Tirane per te vazhduar edhe ne qytete te tjera si Durresi, Vlora, Shkodra qe presin pushues shqiptare dhe te huaj e qe mund te shijojne live performancen e Cezarit, i konsideruar si Paganini i ri.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika
Lexime Mujore
Me te komentuarat