 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
|
 |
Rudina Delia: Muzika, s'ka bardhesi vetem ngjyra
E Premte, 03 Gusht 2012
Izaura Ndoj
Pasioni, energjia dhe zeri jane tre komponentet qe e bejne ate te jete nje ze i suksesshem ne skenen shqiptare. Kjo eshte Rudina Delia, kengetarja e cila vitet e fundit ka spikatur ne skenen shqiptare. Ne nje interviste per "Summer Time", Rudina Delia rrefen fillimet e saj ne muzike, lidhjen e saj me Teatrin e Operes dhe Baletit, pjesemarrjen e saj ne Ansamblin Kombetar, si dhe bashkepunimet e radhes. "Kam prekur tre llojet e muzikes dhe jo se nuk jam gjendur rehat, perkundrazi ndoshta ngaqe kam qene e sigurt ne aftesite e mia dhe kisha shume nga vetja per te dhene. Ndjeja gjithmone qe mund te beja me shume dhe guxoja, provoja dhe shihja vertete se mundesha te beja gjera te bukura", - keshtu do ta komentonte lidhjen e saj me trinomin muzikor opera-muzike e lehte dhe folk, Rudina Delia.
Rudina, tashme prej disa vitesh jeni bere nje emer i njohur i skenes shqiptare. Si kane nisur fillimet tuaja ne rrugen e artit?
Fillimet e mia nisen qe ne vegjeli. I kisha idete shume te qarta se cfare doja te behesha qe kur isha 5 vjece. Me pyesnin vazhdimisht dhe pergjigjja ime ishte e vetme: kengetare. Ne fillore vune re zerin tim, me angazhonin ne koncertet e shkolles sime fillore, me pas vijoi me festivalet ne Pallatin e Pioniereve. Te dhenat e mia nder vite dolen dhe me shume se aq. Pikturoja bukur e angazhohesha ne konkurset mes shkollave ku renditesha nder me te mirat, kerceja gjithashtu dhe shkruaja e interpretoja shume mire prozen, por e dija qe ajo cka me mbushte ne maksimum ishte muzika e me sakte kenga. Keshtu, nisa Liceun Artistik e me pas Akademine e Arteve, e quaj keshtu se per mua do te ngelet gjithnje Akademia e Arteve dhe jo Universiteti i Arteve. Gjate viteve te liceut angazhimet me muziken qene te pa reshtura. Koncerte dhe konkurse europiane korale e solistike nen drejtim te T.Shestanit ku perfaqesonim Shqiperine e ndaheshim me cmime! Vitet e Akademise u pasuan me koncerte dhe aty filluan rolet e para te luajtura, ku pata fatin te prek skenen e teatrit qe ne vitin e dyte akademik.
Pervecse nje kengetare e muzikes se lehte, ju keni spikatur edhe si soliste prane teatrit te Operes dhe Baletit. Cili ka qene roli me i vecante?
Ne rolet qe kam luajtur qe nga roli Despines tek "Cosi fan tutte", Moxart, roli Franskites tek "Carmen", Marcelina, Fidelio, Bethoven, e shume te tjera te pergatitura. Personalisht do te vecoja Despinen si nje personazh ekspresiv, karizmatike, dinamike, aftesine per te ndryshuar ne cdo moment dhe e gjitha nen nje tablo komike, pasi eshte opera buffa... Jam kenaqur tej mase pergjate punes ne venien e kesaj opere me regji te Nikolin Gurakuqit.
Po Ansambli Kombetar Popullor sa vend ze te karriera juaj artistike?
Per rreth tre vite kam qene dhe jam pjese e kesaj trupe, ne evenimente e koncerte te ndryshme ku jam pritur mjaft ngrohte dhe jam ndjere e vleresuar nga publiku. Jam njohur me traditen, folkun shqiptar qe eshte nje pasuri e cmuar e kombit tone. Nje eksperience tejet e bukur dhe interesante ku kam perfituar shume njohuri rreth folkut tone e muzikes popullore shqiptare. Aktivitetet prane Ansamblit te Shtetit do t'i cilesoja aktivitete unike ne llojin e tij.
Nderkohe, tani po ju shohim mjaft te suksesshme ne muziken e lehte. Rralle i shohim tre zhanre te nje kengetare te sjella me kaq pasion?
E vertete! Kam prekur tre llojet e muzikes dhe jo se nuk jam gjendur rehat, perkundrazi
ndoshta ngaqe kam qene e sigurt ne aftesite e mia dhe kisha shume nga vetja per te dhene. Ndjeja gjithmone qe mund te beja me shume dhe guxoja, provoja dhe shihja vertet se mundesha te beja gjera te bukura. Krijoja dhe vazhdoj te krijoj ne cdo moment. Si? Nje melodi ne nje moment frymezues, nje tekst apo nje ide, asgje e prere me thike por, dicka me ndodh s'ka bardhesi vetem ngjyra.
Si i kujtoni fillimet tuaja ne muziken e lehte?
Muzika e lehte startoi me fazat e para ne spektaklin "E Diela Shqiptare" me bendin ku pergjate viteve ndertonim "live" kenget e kengetareve te ndryshem. Ne fillim beja vokalet e dyta dhe me pas vazhdoi me kengen time te pare, njekohesisht krijimin tim te pare ne bashkepunim me Klodian Qafokun ne Festivalin e 49-te te RTSH-se ku erdha si kantautore. Me pas, vijoi festivali i 50-te me nje balade te kompozitorit Luan Zhegu dhe pjesemarrja e fundit ishte ne "Top-Fest", serish me nje krijim timin, me titull "Gjithcka jemi"! Nje kenge e rrymes pop-rrok me orkestrim te Gent Myftaraj ku e solla se bashku me nje klip shume te arrire nga pro-video.
Mendoni se berja e nje klipi eshte i pershtatshem per nje karriere si kjo e juaja? Nga ajo cfare kemi pare ne "Youtube", klipi ka pasur shume klikime, ishte ideja juaj?
I kishte ardhur ora nje klipi dhe moment me i pershtatshem mu duk te kenga "Gjithcka jemi"! Nje tekst qe thoshte shume, se jeta vazhdon e cdo moment gri apo inatet e mbartura shkrihen me kohen. E rendesishme te ecesh perpara duke perqafuar ate cka jeta te ofron dhe ti mund te besh per veten tende. Keshtu filloi dhe ndertimi i klipit ku regjisorja E.Beholli tha ta ndertonim ne kater kolore sikur te ishin kater stine te ndryshme. Une, kerkoja energjine, ngjyrat, hapesiren, doja qe gjithcka te ishte ne raport me natyren, jeta fundja aty ka nisur apo jo... Perdorem simbolet, oren prej rere, faqet e librit, e gjitha nje vrap ku asgje nuk ndal vec ecen e se fundmi permbyllet me pemen e jetes. Mendoj se eshte bere vertete nje pune e arrire, pasi, sapo doli, reagimet e para qene mjaft pozitive.
Cilat jane pasionet e Rudines jashte muzikes?
Jashte muzikes serish vjen krijimi. Eshte e cuditshme, por s'ndalem dot. Shkruaj dhe me pelqen shume libri... mbaj nje kontakt te vazhdueshem, mundohem gjithnje ta gjej kohen dhe pse angazhimet me muziken me marrin kohen dhe energjine time me te madhe.
Momentalisht dime qe po punoni per nje kenge dhe klip te ri. Mund te na zbuloni dicka?
Mund te them se shume shpejt do te sjell nje kenge te re ne bashkepunim me Stine. Nje krijim, i cili eshte me se i pershtatshem per kete sezon veror. Kaq mund te them, pasi dua t'ia le gjithcka momentit pas daljes se kenges, e cila eshte e rrymes pop-dance.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
|
|
 |
 |
Lexime Mujore |
|
- Vrasja per pazaret e droges, pranga Rucit
- “Kanibali” tenton te shperfytyroje ish-gruan
- Dokle: Veliaj dhe G99 na thyen xhamat e PS, ne i hapem deren
- Kombetarja grumbullohet ne Zvicer, pret miqesore me Turqine
- Fullani: Ekonomia, me rritje afatgjate dhe te qendrueshme
- Musaraj: Shqiperia ne NATO, jo me per mbrojtje, por per paqe e siguri
- Berisha: Bllokimi i statusit, gabimi historik i Rames
- Hetimi ndaj Rames, raporti brenda 20 majit
- Bumci: Marreveshja e Ohrit, kyc per integrimin ne BE
- Rama: Me shkulni veshin nese gaboj
- Basha: Nuk perfshihemi ne konfliktet politike
- OSBE, kerkese opozites: Plotesoni vendet ne KQZ
|
 |
Me te komentuarat |
|
|
|
|