PERIODIKE

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Dergo me email Dergo me email  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Infeksionet gjenitale, 9 pyetje per t'i parandaluar


E Premte, 03 Gusht 2012

Sonila Isaku

Infeksionet ne traktin urogjenital te grate ne periudhen e pushimeve shtohen ndjeshem, pasi mikroorganizmat qe e shkaktojne goditen nga i nxehtit dhe lageshtia. Por keto infeksione kalojme shpejt nga femrat tek meshkujt duke u kthyer ne nje problem serioz. Mjekja specialiste, Lumturi Merkuri, tregon se sa te rrezikshme jane keto infeksione dhe si duket te kurohen ato. Ne disa pyetje-pergjigje, gjithsecili mund te gjeje zgjidhje per te evituar keto infeksione.

Cfare jane Infeksionet Seksualisht te Transmetueshme - IST-te?

IST-te jane infeksione qe transmetohen gjate kontaktit seksual te pambrojtur, me dike qe eshte i infektuar. Por disa infeksione mund te perhapen edhe ne menyra te tjera, sic jane kontakti lekure me lekure apo puthja. Infeksionet Seksualisht te Transmetueshme shkaktohen nga viruse, baktere dhe parazite. Ato prekin si femrat ashtu edhe meshkujt. IST-te jane nga me te ndryshmet, nga ato qe japin vetem nje bezdi te lehte deri tek ato me pasoja nga me seriozet, nese ato nuk trajtohen ne kohe. Per fat te mire, shumica e infeksioneve seksualisht te transmetueshme kane sherim te plote, por ka edhe nga ato qe nuk sherohen si AIDS-i. Sot numerohen me teper se 25 lloje infeksionesh seksualisht te transmetueshme, nder te cilat gonorreja, sifilizi, myku, trikomonasi, hepatiti B, herpes genital etj.

A jane problem ne Shqiperi Infeksionet Seksualisht te Transmetueshme?

Infeksionet Seksualisht te Transmetueshme radhiten nder semundjet me te perhapura kudo ne bote. Te dhenat per vendin tone tregojne se keto infeksione jane nje problem ne rritje. Sifilizi qe eshte nje nder infeksionet me te rrezikshme, i cili eshte rishfaqur ne vitin 1995. Po ashtu edhe rastet me hepatit B jane duke u rritur. Nderkohe qe edhe rastet me HIV/SIDA rriten cdo vit mesatarisht nga 40 deri ne 70 paciente te rinj.

Kush eshte me i rrezikuar nga keto infeksione? Si mund te merret ai?

Prej infeksioneve seksualisht te transmetueshme mund te preken te gjithe, pa dallim. Cdonjeri eshte ne rrezik per t'u infektuar prej nje infeksioni nese ben seks te pambrojtur-pa prezervativ, me nje person te infektuar. Ju mund te merrni nje infeksion seksualisht te

transmetueshem nepermjet kontaktit seksual me dike qe eshte i infektuar. Por, disa infeksione mund te transmetohen edhe ne menyra te tjera sic eshte kontakti lekure me lekure, nese kryeni marredhenie seksuale me dike qe ka plage te dukshme ose pucrra genitale, apo nepermjet puthjes.

A mund te infektohem me nje kontakt seksual te vetem?

Po, nese partneri juaj ka nje infeksion seksualisht te transmetueshem dhe ju kryeni seks pa prezervativ, ju mund te infektoheni. Mjafton edhe nje marredhenie seksuale e vetme me nje person te infektuar per te marre nje infeksion. Nuk eshte e thene qe te kesh shume partnere per t'u infektuar, por te pasurit shume partnere rrit shansin per t'u infektuar.

Si ta kuptoje nje person qe eshte i prekur nga keto infeksione?

Ju mund te mos jeni ne gjendje te kuptoni nese keni nje infeksion seksualisht te transmetueshem. Shume prej infeksioneve nuk kane shenja dalluese ose kane shenja te lehta qe nuk mund t'i vini re. Shpesh shfaqja e shenjave behet me vonese, atehere kur infeksioni ka perparuar. Per kete arsye keshillohet te kryhet nje analize sa here qe ju mendoni se keni qene ne rrezik per te marre nje infeksion seksualisht te transmetueshem.

Shenjat me te shpeshta jane: Skuqje, djegie apo kruajtje rreth organeve gjenitale, shtim te rrjedhjeve nga organet gjenitale, shpesh me ere te keqe e ngjyre. Djegie dhe/ose dhimbje gjate urinimit, e gjate marredhenies seksuale, dhimbje ne fund te barkut ose rreth organeve gjenitale, pucrra ose plage rreth organeve gjenitale etj. Nese vereni shenja te tilla shkoni menjehere tek mjeku. Sa me shpejt te shkoni tek mjeku aq me lehte eshte per t'u mjekuar dhe sheruar infeksionin, pasi, nese nuk trajtohen, ato mund te cojne ne probleme serioze shendetesore.

Cfare pasojash mund te sjellin IST-te?

Pasojat e nje infeksioni te pamjekuar mund te jene mjaft serioze per shendetin e burrave e te grave. Tek meshkujt, ato shkaktojne infeksion te fshikes urinare, te testikujve, te prostates deri ne qelbezim. Tek grate infeksione te fshikes urinare, inflamacione te uterusit dhe te tubave fallopiane se bashku me pasojat e tyre, kancer te qafes se mitres, barre jashte mitre etj. Pamundesia per te lindur femije, shpesh eshte pasoje e nje Infeksioni Seksualisht te Transmetueshem te pamjekuar. Nje grua shtatzene e infektuar mund t'ia kaloje infeksionin femijes se saj gjate shtatzenise apo lindjes. Infeksioni mund te perhapet ne organet e tjera duke dhene qelbezim te organeve te legenit. Nese ke nje Infeksion Seksualisht te Transmetueshem mund te infektohesh me lehte me virusin HIV/SIDA!

C'duhet bere nese dyshoni per nje infeksion te tille?

Nese jeni te shqetesuar per pranine e ndonje Infeksioni Seksualisht te Transmetueshem, apo nese dikush qe ju keni pasur marredhenie seksuale e ka ate gjeja me e mire eshte te beni nje analize dhe te shkoni tek mjeku per keshilla dhe trajtim. Ngurrimi per te shkuar tek mjeku do te beje qe semundja te avancoje dhe te shkaktoje probleme serioze ne shendet. Mjeku mund t'u kerkoje te beni nje analize te sekrecioneve genitale, nje analize urine, ndonjehere dhe nje analize gjaku. Per disa analiza rezultati mund te merret menjehere per disa te tjera duhen disa dite ose me teper. Ndersa prisni per pergjigjen e analizes ju nuk duhet te kryeni marredhenie seksuale. Nese ju mendoni se ia keni transmetuar infeksionin partnerit duhet t'ia thoni ne menyre qe te beje edhe ai/ajo nje test. Jini te cilter e te ndershem me te. Ne disa shtete konsiderohet kriminale te mos e besh kete. Nese here pas here ju kryeni analiza, infeksioni mund te kapet e mjekohet ne. Beni mire qe here pas here te beni nje analize edhe pse mund te mos keni shenja, sidomos nese mendoni se keni pasur rrethana me rrezik per nje Infeksion Seksualisht te Transmetueshem.

Si mjekohen keto lloj semundjesh?

Infeksionet Seksualisht te Transmetueshme mund te mjekohen, por jo te gjitha jane te sherueshme si hepatiti B, HIV etj. Nese ke nje IST, mjeku ju jep mjekim dhe ju duhet te ndiqni me kujdes keshillat e tij. Mos u perpiqni te vete mjekoheni. Ndiq gjithmone keshillat e mjekut dhe coje mjekimin deri ne fund edhe pse mund te mos kesh shenja dhe te ndiheni mire. Ju mund te mos keni shenja te dukshme, dhe mund te mendoni qe jeni sheruar, por vetem nje analize tregon se ju jeni sheruar plotesisht. Tregoi partnerit tend seksual qe edhe ai te kontrollohet dhe nese eshte i infektuar te mjekohet. Nese nuk mjekohet edhe partneri seksual, ju mund te riinfektoheni.

Si parandalohen keto lloj infeksionesh?

Parandalimi me i mire eshte respektimi i ABC-se se parandalimit. Kjo do te thote qe te shmangni seksin-deri kur ju te jeni gati per ta bere kete. Mos ndryshoni partnere, pasi sa me shume partnere te keni, aq me e madhe mundesia e infektimit. Ajo qe keshillohet eshte perdorimi i prezervativit, pasi ai eshte mbrojtja me e mire ndaj IST-ve. Dhe keshilla kryesore e specialisteve eshte qe nese dikush ka nje Infeksion Seksualisht te Transmetueshem, duhet te shkoje tek mjeku per keshilla, testim dhe trajtim.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika
Lexime Mujore
Me te komentuarat