Dhunohet nga ish-burri, 28-vjecarja e denoncon
E Premte, 03 Gusht 2012
Nje 28-vjecare ka kerkuar ndihmen e policise, pasi dhunohej fizikisht dhe psikologjikisht nga ish-bashkeshorti i saj. Policia e Durresit plotesoi diten e djeshme Kerkese-Padine per leshimin e urdhrit te mbrojtjes se menjehershme per nje 28-vjecare. Kjo e fundit mberriti ne ambientet e komisariatit te policise se Durresit per te denoncuar ish-bashkeshortin e saj E.N., 37 vjec. Burime nga policia thane se e reja deklaroi se dhunohej fizikisht dhe psikologjikisht nga 37-vjecari, i cili shkonte ne banesen e saj. E.N., u shoqerua ne ambientet e komisariatit per t'u marre ne pyetje. Pas regjistrimit te deklarates se tij, policia e la te lire, ndersa materialet iu dorezuan Gjykates se Durresit dhe pritet qe ajo leshoje urdhrin e mbrojtjes per 28-vjecaren.