Sherr per parakalimin e makinave, qellohet me arme 29-vjecari
E Premte, 03 Gusht 2012
Nje 29-vjecar u tentua te vritej me pistolete pas nje sherri te castit. Ngjarja ndodhi ne oret e para te dites se djeshme ne lagjen Nr. 14 Nishtulla ne Durres kur M.F., 29 vjec, banues ne Tirane dyshohet se u qellua me arme nga 35-vjecari Marlen Sallaku, banues ne Shkozet. Policia tha se ngjarja ndodhi pas nje sherri per parakalimin e automjeteve. M.F., ka qene duke udhetuar me mjetin e tij tip "BMW" me targa W349VAW kur u qellua me pistolete. Pas hetimeve, policia identifikoi dhe shpalli ne kerkim autorin e dyshuar te ngjarjes, i cili rezulton te jete Marlen Sallaku, pasi akuzohet per vepren penale te "Vrasjes me dashje e mbetur ne tentative" dhe "Mbajtjes pa leje te armeve luftarake".