Levi largohet nga Skenderbeu, Josa kandidat per stolin
E Premte, 03 Gusht 2012
Iken edhe trajneri i Skenderbeut, Stinaslav Levi. Trajneri cek nuk ka mundur dot te rinovoje me ekipin e Skenderbeut, ndaj ka vendosur te largohet nga drejtimi i korcareve pasi drejtoi kete ekip gjate sezoni te fundit. Largimi i trajnerit Levi vjen vetem dy dite pas largimit te presidentit Agim Zeqo, por edhe te disa lojtareve titullare. Mesfushori Igli Allmuca i eshte bashkuar Kukesit, ndersa sulmuesi Daniel Xhafaj mbeti i lire ne treg, ne kerkim te nje skuadre te re. Trajneri i ri i Skenderbeut qe do te pasoje Levin, ndonese jo zyrtarisht, pritet te jete Mirel Josa. Ne fakt do te jete nje rikthim i Joses, ne rast se arrin te bjere dakord me presidentin e Skenderbeut pas kontakteve te para, pasi ai njihet ne qytetin e Korces, duke qene se ka drejtuar dy here te tjere kete skuader. Mesohet se gjate dites se djeshme Josa ka nisur bisedimet me presidentin e ri, Takaj, dhe pritet qe emri i tij te zyrtarizohet shume shpejt.
Largimet
Lojtaret e Skenderbeut nuk do te jene me te paguarit e kampionatit shqiptar, pasi presidenti i ri i klubit Takaj eshte shprehur ne takimin e pare qe ka pasur me ekipin se vetem ne rast fitimit te titullit kampion, do te marrin 30 per qind bonos te kontrates. Ne te kundert do te kete zbritje, por ky kushtezim, qe nuk ekzistonte ne dy sezonet e fundit, kur president i skuader ishte Agim Zeqo, ka bere qe disa lojtare korcare te mendojne per skuadra te tjera ne Kategorine Superiore. Bratic ishte i pari qe u largua, dhe pas mesfushorit Allmuca, disa lojtare te tjere jane drejt divorcit me Skenderbeun.
Tirana
Tirana ka vendosur qe te mbaje ne skuader spanjollin, Huan Pablo Sancez. Ai do te drejtoje ekipin gjate edicionit te ri futbollistik. Bardheblute, pas eliminimit nga Europa League, kerkojne qe t'i shkepusin skuadres korcare disa nga ish-lojtaret e saj nder vite. Pas largimit te Almmuces te Kukesi, Gjergj Muzaka dhe Arbim Fagu jane dy lojtare qe pritet te bien dakord me Tiranen per sezonin tjeter futbollistik. Futbollisti i kombetares Muzaka ka qene nder me te paguarit e Skenderbeut, por pas ofertes se fundit te Tiranes ai mund te rikthehet, per te qene pjese e bardhebluve ne sezonin tjeter.