Tirana, nen hetim per fiksim te rezultatit, pas humbjes 5-0 me Alesund
E Marte, 07 Gusht 2012
UEFA eshte duke hetuar ekipin e Tiranes, per ndeshjen e kaluar te Europa Liges, me Alesund te Norvegjise. Tirana e humbi 5-0 ndeshjen e kthimit, dhe u eliminua pas rezultatit te pergjithshem, 6-1, nga kupat e Europes. Por, dite me pare, pas humbjes se ndeshjes se dyte, Federata Norvegjeze e Futbollit ka ngritur dyshime ne UEFA, se rezultati i perballjes se skuadres se Alesund me Tiranen, mund te jete fiksuar, me qellim perfitimi ne kompanite e basteve. Agjencia e lajmeve "Associated Press", njofton se UEFA ka bere te ditur se: "Eshte ngarkuar nje inspektor i disiplines, per te hetuar me tej kete ceshtje." Federata Norvegjeze e Futbollit i bazonte dyshimet mbi kompanine kombetare te basteve ne Norvegji, qe ndaloi kuotimin e ndeshjes Alesund-Tirana, kur rezultati i kesaj ndeshjeje shkoi ne 2-0. Ndeshja e kthimit, e turit te dyte te Europa Liges, qe u zhvillua me 26 korrik, mendohet te jete luajtur ne shume ne vende te ndryshme aziatike, madje eshte luajtur edhe me rezultat final, 5-0. Tirana mund te kete toleruar gjate lojes, me qellim trukimin e saj, per arsye perfitimi ne kompanite e basteve. Megjithate, sinjali i dhene nga Federata Norvegjeze e Futbollit, vjen vetem pak kohe pas nje skandali qe shpertheu ne vendin skandinav, per trukime te ndeshjeve te liges se dyte te ketij vendi. Pala norvegjeze kerkoi, qe edhe ne ndeshjen e pare, Tirana te hetohej per racizem ndaj skuadres se Alesund, gje qe nuk u provua nga UEFA..