PERIODIKE

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Dergo me email Dergo me email  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Hakmarrje mbi kufomen e vrasesit te te vellait, i pret koken

Klodiana Kotorri
E Marte, 07 Gusht 2012



"Dua te hyj ne uzine, te shoh vellane". Duke thene keto fjale me ze te larte, e duke leshuar britma vajtimi, Kushtrim Guri ka mundur te hyje me force ne Uzinen Mekanike te Policanit, sapo mesoi se i kishin vrare vellane. Ai kishte mesuar per krimin, vetem pak minuta pasi kishte ndodhur, kur ende nuk kishin mberritur ne vendngjarje forcat e policise. Nje punonjes i uzines i kishte treguar se vellai i tij, Vladimir Guri, i cili punonte si shef i sigurise teknike, u qellua me arme. Me te mesuar lajmin, mengjesin e djeshem, Kushtrim Guri ka mberritur ne Uzine dhe ka mundur te hyje me force, duke shtyre te gjithe punonjesit te cilet ne ate moment ishin mbledhur ne oborrin e godines. Sapo ka pare trupin e pajete te te vellait te gjakosur, ne toke, Guri iu versul autorit te krimit, i cili ndodhej i vdekur, vetem pak metra larg. Duke vajtuar me ze te larte, Kushtrim Guri ka sulmuar me sopate kufomen e vrasesit te vellait, duke i prere koken. Sipas deshmive, Guri ka marre koken e vrasesit ne duar dhe e ka shetitur ne oborrin e Uzines Mekanike, veprim i cilesuar si "horror", nga te gjithe ata qe e pane. Burime nga vendngjarja, deklaruan se Kushtrim Guri e ka nxjerre koken e Shpetim Dervishit edhe jashte Uzines, e me pas e ka hedhur tek nje shkurre, por zyrtarisht policia nuk jep detaje mbi kete veprim. Sipas policise, Guri goditi disa here kufomen me sende te forta dhe u largua per t'u shpallur ne kerkim. Mesohet se familjaret e rojes jane kercenuar nga te afermit e Vladimir Gurit. Nderkohe, policia organizoi disa operacione per te kryer kapjen e vellait te viktimes, por deri ne oret e mbremjes nuk kane mundur te bien ne gjurmet e tij. Burime nga policia, thane se trupit te pajete te rojes, iu krye ekspertiza e mjekesise ligjore, per te zbardhur shkakun e vdekjes se tij. "Deri ne oret e pasdites, u be e mundur zbardhja e shkakut te vdekjes se rojes. Sipas eksperteve te mjekesise ligjore, vdekja e 45-vjecarit, Shpetim Dervishi, eshte shkaktuar nga vetevrasja dhe jo nga goditjet me sende te forta, prej vellait te viktimes tjeter. Nese roja do te kishte vdekur si pasoje e goditjeve, atehere Kushtrim Guri do te akuzohej per vrasje. Ne momentin qe Guri ka mberritur ne oborrin e Uzines, Dervishi kishte vdekur dhe ai ka masakruar kufomen e tij", - thane per gazeten "Koha Jone", burimet policore. Megjithate, ndaj Kushtrim Gurit eshte ngritur akuza e dhunimit te kufomes, dhe eshte bere shpallja ne kerkim e tij. Burimet policore thane se deri ne oret e mbremjes, Uzina Mekanike e Policanit eshte mbajtur e rrethuar nga forcat e policise, pasi keqyrja e vendit te ngjarjes eshte kryer per disa ore me radhe. Policia shoqeroi disa persona, kolege te viktimave, te cilet u moren ne pyetje per te zbardhur shkaqet dhe mekanizmin e ngjarjes.



Dhunimi

Kushtrim Guri sulmoi me sopate, kufomen e vrasesit te vellait te tij, duke i prere koken. Sipas deshmive, Guri ka marre koken e vrasesit ne duar dhe e ka shetitur ne oborrin e Uzines Mekanike, veprim i cilesuar si "horror" nga te gjithe ata qe e pane. Burime nga vendngjarja, deklaruan se Kushtrim Guri e ka nxjerre koken e Shpetim Dervishit edhe jashte Uzines, e me pas e ka hedhur tek nje shkurre, por zyrtarisht policia nuk jep detaje mbi kete veprim.

Polican, policia ne gatishmeri

Vrasja e shefit te sigurise teknike, ne Uzinen Mekanike, vetevrasja e autorit te ngjarjes dhe me pas dhunimi i kufomes se ketij te fundit, ka shokuar familjet perkatese si dhe banoret e Policanit. Forca te shumta policie, kane qendruar pergjate gjithe dites se djeshme ne Uzinen Mekanike te Policanit, si dhe prane banesave te viktimave. Frika e ndonje hakmarrjeje te mundshme, ka detyruar policine te qendroje ne gatishmeri. Pas deshmive te mbledhura ne vendngjarje, se familjaret e Shpetim Dervishit u kercenuan nga femiljaret e viktimes, Vladimir Guri, forcat e policise u angazhuan per te mbajtur nen kontroll situaten.

Berisha: Krimi ne Polican, i shemtuar, te mos politizohet

Ngjarja e ndodhur mengjesin e djeshem, ne Uzinen Mekanike ne Polican, eshte bere pjese e debatit ne Kuvend. "Ne Polican, zonen qe mbuloj une, kane ndodhur dy vdekje, per shkak se ju punesoni njerez politike. Ky eshte shqetesimi im i madh. Nuk me shqeteson, menyra se si ju artikuloni. Kam qene pa imunitet ne vitin 1996, kur SHIK-u dogji gazeten "Koha Jone". Ju erdhet dhe iu sulet nje biznesi te ligjshem, duke e shkaterruar me vendime gjykate e permbarimi. Pa imunitet kam qene. Prandaj, te lutem, kujdes me biznesin, se eshte kollaj ta trembesh ate. Une kam hyre te kontribuoj ne politike, e nuk me tremb as ti dhe as qeveria jote. Nuk vazhdohet me 20 vjet tranzicion, kur do te mbaroje ky tranzicioni jot?" - deklaroi ne sallen e Kuvendit, deputeti i Partise Socialiste, Fidel Yllli. Pas fjales se tij, replikoi kryeministri Sali Berisha, i cili e cilesoi ngjarjen si nje krim te shemtuar, e kerkoi qe te mos politizohet. "Per dijenine tuaj, ne Polican ka ndodhur nje krim i shemtuar. Nje ushtar ne detyre, qelloi mbi kolegun e tij dhe me pas vrau veten. Rast fatkeq. I denueshem, por ju, zoti deputet, nuk keni te drejte te perdorni nje krim per te mbuluar nje tjeter. Mos heqja e imunitetit, per te hequr pasurite e paligjshme, frika per te hequr nga lojerat e fatit qe administron, perdorimi i nje krimi, per t'u justifikuar se nuk votoni heqjen e imunitetit, eshte nje gabim shume i rende. Nese ka pas ne historine e kete vendi, shtim te numrit te milionereve, bizneseve, etj, eshte viti 2007-2010. Zoteri, imuniteti dhe biznesi nuk shkojne me njeri-tjetrin. Ata e akuzojne njeri-tjetrin. Si t'ju kuptoj une ju, grupin e miliardereve te deputeteve te PS-se, ku kreu juaj leshon rrufe kunder investimeve te huaja, e koncesioneve?" - u shpreh, kryeministri Berisha.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika
Lexime Mujore
Me te komentuarat