PS mbledh grupin parlamentar. Strategjia: Nuk do te votojme
E Marte, 07 Gusht 2012
Para nisjes se seances plenare, Partia Socialiste, mblodhi dhe ne oren 09:15 grupin parlamentar, ku u vendos qendrimi qe do te mbahej gjate seances. Ne mbledhjen teper te shkurter, socialistet vendosen perfundimisht, qe te mos votojne heqjen e imuniteteve ne seance, duke e kushtezuar nismen me shqyrtimin e paketes tjeter te selise roze, per ndryshimet kushtetuese. Socialistet vendosen ne grup, qe do te marrin pjese ne seance plenare, por qe nuk do te lekunden nga vendimi per te mos votuar ne kete seance, ndryshimet kushtetuese per kufizimin e imunitetit te deputeteve. Me seancen e djeshme, e jashtezakonshme per llojin e saj, pasi sesioni i Kuvendit normalisht perfundon ne fund te muajit korrik, u mbyll edhe ky sesion parlamentar. Punimet e Kuvendit, rikthehen ne sesionin e ardhshem, i cili ne baze te Kushtetutes, nis te henen e pare te shtatorit, me 3 shtator.
Kushtet e PS-se per te votuar kufizimin e imunitetit
Partia Socialiste, e pergjegjshme per rolin dhe kontributin e saj te sotem ne opozite, dhe te neserm ne qeverisjen e vendit, eshte e vendosur qe t'i qendroje fort vullnetit te saj politik per kufizimin e imuniteteve, shoqeruar se bashku me procesin e reformes ne drejtesi, edhe permes nderhyrjeve ne Kushtetute, per sa do te cmohet e arsyeshme ne perfundim te procesit qe do te zhvillohet.
Amendamentet tuaja tashme e kane marre miratimin, seanca e sotme le te konsiderohet nje tjeter konfirmim i ketij vullneti te perbashket. Sot votojme dhe miratojme nje vendim te perbashket, ku shprehim me vote unike vullnetin e pakthyeshem per amendamentet, per imunitetin, duke e konsideruar kete nje arritje pozitive dhe nderkohe i hapim rruge procesit te debatit parlamentar, per amendamentet kushtetuese te propozuara nga ana jone, duke synuar diskutimin dhe votimin e tyre ne Kuvend, ne nje draft te konsoliduar, ne nje projekt te vetem brenda muajit shtator, ashtu sic kerkohet edhe nga BE.
Caktojme edhe detyren, per te bere ndryshimet ne Kodin e Procedures Penale dhe ligjet e tjera, pa te cilat keto ndryshime kushtetuese per imunitetin nuk mund te behen te zbatueshme.
Ato duan disa jave pune pergatitjeje, shqyrtimi e miratimi. Keshtu, secila nga palet ben hapin e vet pozitiv, te dyja bejme hapin e duhur per zgjidhjen e duhur, te sinqerte e te qendrueshme.