Festivali "Bunker Fest", rrefen historine e Shqiperise
E Merkure, 08 Gusht 2012
Dy vjet me pare, nje grup te rinjsh nga Tirana, se bashku me nje grup holandezesh, nisen punen mbi nje dokumentar per bunkeret ne Shqiperi. "Kerpudhat e betonit", ishte logoja qe i vendosen bunkereve, te cilet duhej te ktheheshin ne riperdorim. Nje festival muzike do te dukej zgjidhja me e mire, per ta bere kete gje. Ne fillim te shtatorit, ne Tirane, mbahet edicioni i trete i festivalit te muzikes, "Bunker Fest". Per kete arsye, prej disa kohesh, ky lloj eventi duket se ka terhequr edhe te rinjte kosovare, per ta finalizuar pjesemarrjen e tyre, ne datat 8 e 9 shtator, kur mbahet festivali. Zhujeta Cima, njera nga organizatoret e ketij festivali, thote se bunkeret jane pjese e historise se Shqiperise, teksa ka bindjen se ata jane kthyer ne simbol per shtetin, qe po mbush nje shekull pavaresi.
"Qe t'u jepet nje lloj rendesie ketyre monumenteve, ne duhet t'i perdorim ato sa me shume. Sot, njerezit jane mesuar t'i shohin ato kudo, edhe brenda ne bahce shtepish, pa ndonje pershtypje te forte", - ka thene Cima. "Dhenia e nje vlere ndryshe, nga ajo per cfare jane ndertuar, eshte qellimi yne", - ka shtuar ajo. Cima ka treguar, se dokumentari me holandezet ka patur ne target te kerkimit, vec ekzistences se madhe te bunkereve ne Shqiperi, edhe mbi "riperdorimin" e tyre. Disa bunkere qe u ndertuan ne kohen e komunizmit ne Shqiperi, jane shnderruar ne bare, ne "tattoo shop", e duke rrethuar brenda nje bunker, eshte ndertuar edhe nje hotel. Ne edicionin e pare, me pamje nga i cili u mbyll dokumentari, do te performojne muzike, DJ e grupe te ndryshme. "Pas suksesit te edicionit te pare, vendosem qe ky te mbahet cdo vit, por ne vende te ndryshme, natyrisht, gjithmone aty ku do te kete bunkere", - ka thene Cima. Edicioni i trete do te mbahet ne Peze, rreth 30 minuta rruge, larg qendres se Tiranes. "Kete vit kemi ftuar grupe dhe DJ nga rajoni, te cilet per dy dite do te performojne 'non stop' muzike", - ka thene Cima, teksa nuk dyshon, se edicioni i trete do te shkoje mire. "Reagimet e viteve te kaluara, si dhe kerkesat e larta te ketij viti, na japin bindjen se ky do te jete nje tjeter sukses ne qytetin tone, i cili ka mungese te aktiviteteve te tilla kulturore, edukative dhe relaksuese ne te njejten kohe", - ka thene ajo. Cima ka thene, se tashme ka krijuar miqesi me persona nga vende te ndryshme te botes, qe po promovojne festivalin ne vendet e tyre. Ne Spanje, Itali, Angli, Maqedoni, Mal te Zi e Kosove, jane miqte e saj. Flutura Ibrahimi po merret edhe me promovimin e festivalit ne Kosove. Ajo nuk dyshon, se shume te rinj nga Kosova do te performojne ne Tirane. "Bunkeri po i afron njerezit, qe jane pjese e historise se tyre", - shton Ibrahimi.