Vrasėsi i dyfishtė i Rrėshenit u lirua nga gjyqtari i Topit
E Enjte, 09 Gusht 2012
Lirimi nga burgu, pas rishqyrtimit te vendimit, u pasua me perfshirje serish ne dosje policore per krim vrasjeje, per 49-vjecarin Agustin Mandrea. I akuzuar per nje vrasje disa vite me pare, Mandrea u denua atehere me 24 vjet burgim. Ky vendim iu nenshtrua rinisjes se procesit gjyqesor dhe gjyqtari Arjan Qafa, qe rishqyrtoi vendimin, e liroi ate nga burgu. Aktualisht, Arjan Qafa eshte inspektor ne Inspektoratin e Keshillit te Larte te Drejtesise. Ai eshte emeruar ne kete post, kur drejtimin e KLD-se e kishin ish-Presidenti Bamir Topi dhe Kreshnik Spahiu, perkatesisht ne postet e kryetarit dhe nenkryetarit. Agustin Mandrea, i cili u akuzua dhe u denua per vrasje, ekzekutoi mesditen e se dieles dy vellezerit Petrit dhe Eduart Ndoka, te moshes 33 dhe 30 vjec, ne nje lokal ne dalje te Rreshenit. Ai u kap vetem pak ore pas ngjarjes nga policia, ndersa diten e djeshme Gjykata e Lezhes caktoi ne ngarkim te tij, masen e sigurise "burg pa afat". Agustin Mandrea ka qene i denuar per nje vrasje, ndersa dyshohej se ishte i perfshire ne disa ngjarje kriminale gjate viteve 1997-1998. I njohur si i "i forti" i zones se Mirdites, Agustin Mandrea, i dyshuar per ekzekutimin e Arben Ndojit, me 15 shkurt 1998, ne lagjen "Zalli i Zmese", te Rreshenit, u denua me 24 vjet burgim, ndersa u arrestua ne vitin 2009 kur u kthye nga Italia, per te marre pjese ne ceremonine mortore te vellait te tij, i cili humbi jeten ne nje aksident rrugor. Policia, diten e diel kur u arrestua Mandrea, deklaroi se kishte qene i arrestuar, pasi u dyshua per nje vrasje, por gjyqesori e shpalli te pafajshem. Nderkohe, ngjarja per te cilen u arrestua Agustin Mandrea, ndodhi mesditen e se dieles ne Rreshen, kur ai dyshohet se qelloi me arme 33-vjecarin Petrit Ndoka, i cili gjeti vdekjen e menjehershme, si dhe vellane e tij Eduart Ndoka, 30 vjec, i cili nderroi jete vetem pak ore me pas, ne Spitalin Ushtarak. Pas arrestimit, 49-vjecari i tha policise se Lezhes, se mes tij dhe njerit prej vellezerve, pikerisht me 30-vjecarin Eduart Ndoka, kishte nisur nje sherr tete muaj me pare, gjate nje ndeshjeje futbolli, ne fshatin ku banonin. Ata luanin me skuadra te kunderta, dhe gjate lojes Mandrea ka demtuar 30-vjecarin Ndoka, me te cilin me pas pati nje debat te ashper. Pas ketij sherri ata nuk pranuan t'i flisnin njeri-tjetrit. Mesohet se Ndoka i ka treguar vellait te tij me te madh per sherrin, sapo ai un kthye nga Greqia. Dy vellezerit vendosen te takonin 49-vjecarin ne nje lokal, ne dalje te Rreshenit, per te sqaruar sherrin e nisur tete muaj me pare, por palet nuk kane mundur te sheshojne konfliktin. Mes tyre ka nisur nje debat i ashper, i cili ka vijuar me fyerje te ndersjella, deri ne perdorimin e armes nga Mandrea.