PERIODIKE

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Dergo me email Dergo me email  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Martesa Jolie-Pitt, loje apo e vertete?


E Marte, 21 Gusht 2012

Do te kete martese Jolie-Pitt, apo jo? Prej ditesh qarkullojne zera kundershtues. Njehere flitet per martese, madje publikohen edhe detajet e ceremonise, e me pas pergenjeshtrohet gjithcka. Kryebashkiaku i qytezes piktoreske te Correns (aty ku mediat flasin se do te mbahet ceremonia) Michael Letz pergenjeshtroi zerat se kane nisur pergatitjet per organizimin sa me perfekt te marteses mes Brad Pitt dhe Angeline Jolie. "Nuk ka absolutisht asnje ceremoni martesore ne kalendar. Jane te gjitha genjeshtra, s'ka asgje te vertete ne kete mes", - tha ai. Por, pavaresisht kesaj, tabloidi britanik "Daily Star" kembengul dhe shprehet i bindur se dita e lidhjes se kurores Pitt-Jolie eshte e afert. Tabloidi shkruan ne edicionin online per nje feste te organizuar nga Brad Pitt ne Londer me miqte e tij, perfshire edhe regjisorin Guy Ritchie, per t'i dhene fund "beqarise".




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika
Lexime Mujore
Me te komentuarat